Categories: Uncategorized

“Na la duar që ngushëllojnë, mjekojnë e shërojnë”: Ndahet nga jeta mjeku i njohur

Profesori dhe mjeku i njohur, Niko Pecani është ndarë nga jeta. Universiteti i Mjekësisë ka bërë të ditur lajmin e trishtë nëpërmjet një reagimi në Facebook, por nuk ka dhënë detaje mbi shkakun e vdekjes, ndërsa nuk kanë munguar ngushëllimet e ndjekësve.

“Gjurmët nuk lihen veçse mbi dëborë apo mbi rërë. Gjurmët lihen edhe në jetë. Gjithkush lë gjurmën e tij, Përmasat e gjurmëve janë të ndryshme. Asnjë gjurmë nuk i ngjan tjetrës. Në largimin e tij nga jeta Dr. Niko Pecani do të na linte gjurmën e duarve të përkujdesjes, Duar që prekin pacíentë, duar që ngushëllojnë, duar që mjekojnë e së fundmi duar që shërojnë”, thuhet në njoftimin e lajmit të hidhur.

Të lidhura

None found

Njoftimi i Universitetit të Mjekësisë:

Duart e përkujdesjes/ Seç ka një mirësi energjike tek duart, pikërisht tek ato të atij që kujdeset për tjetrin, një mirësi të ngjashme me fëmijërinë- do të shprehej Claudio Magris në një nga romanet e tij.

E kjo mirësi energjike e përshkruar nga shkrimtarë të mëdhenj, do të strehohej dhe do të mishërohej tek duart e Prof.Asc. Niko Pecanit. Gjurmët nuk lihen veçse mbi dëborë apo mbi rërë. Gjurmët lihen edhe në jetë. Gjithkush lë gjurmën e tij, Përmasat e gjurmëve janë të ndryshme. Asnjë gjurmë nuk i ngjan tjetrës.

Në largimin e tij nga jeta Dr. Niko Pecani do të na linte gjurmën e duarve të përkujdesjes, Duar që prekin pacientë, duar që ngushellojnë, duar që mjekojnë e së fundmi duar që shërojnë.

Emri i Prof.Asc. Niko Pecanit është i lidhur ngushtë me emrin e “ Shërbimit të Semundjeve Profesionale e Ambientale” në Qendrën Spítalore Universitare “ Nënë Tereza” , Tiranë.

Prof.Asc. Niko Pecani do të emërohej si mjek pranë këtij shërbimi në vitin 1972, ku krahas punës dhe konsultave në spital do të ushtronte profesionin e tij edhe në shumë ndërrmarrje e shtypshkronja të qytetit të Tiranës.

Në tekstin e parë mësimor vetëm për semundjet profesionale dhe dhe riaftësimin fizik mjekësor të vitit 1989, mes emrave të dy autorëve të tjerë gjendet edhe emri i Prof.Asc.Niko Pecanit. Prof.Asc.Niko Pecani, ka dhënë mësimet e para teorike dhe praktike në kursin e parë njëvjeçar të Specializimit Pasuniversitar që u hap në vitin 1978 dhe vazhdoi deri në vitin 1984.

Prof.Asc. Niko Pecani ka marrë pjesë konferenca të ndryshme ndërkombëtare në vende si : Itali, Gjermani, Francë dhe njëkohësisht ka qenë në grupin drejtues të studimeve të nivelit ndërkombëtar të kryera në “Shërbimin e Semundjeve Profesionale e Ambientale”. Ndër këto studime përmendim: “ Saturnizimi në Shqipëri” dhe “Studimi i pneumokoniozave në vendin tonë”.

Universiteti i Mjekësisë u shpreh ngushellime të sinqerta familjarëve.

të fundit

Gareth Bale në një rol të ri, synon të ndihmojë në ringritjen e Sevillas përmes një projekti investues

Gareth Bale mund të rikthehet në futboll, por këtë herë jo si lojtar. Ish-ylli uellsian raportohet se është pjesë e…

2 minutes ago

Vance: Amerikanët nuk duhet të presin krizë të afërt, nuk ka arsye për strehimore apo rezerva ushqimore

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka reaguar ndaj spekulimeve për një krizë të mundshme në Shtetet e Bashkuara, duke përjashtuar mundësinë…

19 minutes ago

Përplasen dy trena në Pragë, dhjetëra persona mbeten të plagosur

Një aksident hekurudhor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Pragë të Çekisë, ku dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin, duke…

19 minutes ago

SHBA forcon masat e sigurisë pas sinjaleve për plane iraniane me armë radioaktive dhe kimike

Shërbimet amerikane të inteligjencës kanë zbuluar informacione të reja që sugjerojnë se Irani po shqyrton mundësinë e organizimit të sulmeve…

19 minutes ago

Ambasada amerikane në Kosovë paralajmëron qytetarët për rrezik të mundshëm gjatë sezonit festiv

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka lëshuar një alarm sigurie për qytetarët amerikanë që ndodhen në…

20 minutes ago

Organizatat shqiptaro-amerikane i drejtohen Ramës me 10 kërkesa: T’u jepet fund arrestimeve arbitrare! Ndalni përdorimin e forcës nga policia, jepni dorëheqjen

Organizatat shqiptaro-amerikane, i kanë drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku rendisin 10 kërkesat e tyre. Në letër…

21 minutes ago