Categories: Uncategorized

“Na la duar që ngushëllojnë, mjekojnë e shërojnë”: Ndahet nga jeta mjeku i njohur

Profesori dhe mjeku i njohur, Niko Pecani është ndarë nga jeta. Universiteti i Mjekësisë ka bërë të ditur lajmin e trishtë nëpërmjet një reagimi në Facebook, por nuk ka dhënë detaje mbi shkakun e vdekjes, ndërsa nuk kanë munguar ngushëllimet e ndjekësve.

“Gjurmët nuk lihen veçse mbi dëborë apo mbi rërë. Gjurmët lihen edhe në jetë. Gjithkush lë gjurmën e tij, Përmasat e gjurmëve janë të ndryshme. Asnjë gjurmë nuk i ngjan tjetrës. Në largimin e tij nga jeta Dr. Niko Pecani do të na linte gjurmën e duarve të përkujdesjes, Duar që prekin pacíentë, duar që ngushëllojnë, duar që mjekojnë e së fundmi duar që shërojnë”, thuhet në njoftimin e lajmit të hidhur.

Njoftimi i Universitetit të Mjekësisë:

Duart e përkujdesjes/ Seç ka një mirësi energjike tek duart, pikërisht tek ato të atij që kujdeset për tjetrin, një mirësi të ngjashme me fëmijërinë- do të shprehej Claudio Magris në një nga romanet e tij.

E kjo mirësi energjike e përshkruar nga shkrimtarë të mëdhenj, do të strehohej dhe do të mishërohej tek duart e Prof.Asc. Niko Pecanit. Gjurmët nuk lihen veçse mbi dëborë apo mbi rërë. Gjurmët lihen edhe në jetë. Gjithkush lë gjurmën e tij, Përmasat e gjurmëve janë të ndryshme. Asnjë gjurmë nuk i ngjan tjetrës.

Në largimin e tij nga jeta Dr. Niko Pecani do të na linte gjurmën e duarve të përkujdesjes, Duar që prekin pacientë, duar që ngushellojnë, duar që mjekojnë e së fundmi duar që shërojnë.

Emri i Prof.Asc. Niko Pecanit është i lidhur ngushtë me emrin e “ Shërbimit të Semundjeve Profesionale e Ambientale” në Qendrën Spítalore Universitare “ Nënë Tereza” , Tiranë.

Prof.Asc. Niko Pecani do të emërohej si mjek pranë këtij shërbimi në vitin 1972, ku krahas punës dhe konsultave në spital do të ushtronte profesionin e tij edhe në shumë ndërrmarrje e shtypshkronja të qytetit të Tiranës.

Në tekstin e parë mësimor vetëm për semundjet profesionale dhe dhe riaftësimin fizik mjekësor të vitit 1989, mes emrave të dy autorëve të tjerë gjendet edhe emri i Prof.Asc.Niko Pecanit. Prof.Asc.Niko Pecani, ka dhënë mësimet e para teorike dhe praktike në kursin e parë njëvjeçar të Specializimit Pasuniversitar që u hap në vitin 1978 dhe vazhdoi deri në vitin 1984.

Prof.Asc. Niko Pecani ka marrë pjesë konferenca të ndryshme ndërkombëtare në vende si : Itali, Gjermani, Francë dhe njëkohësisht ka qenë në grupin drejtues të studimeve të nivelit ndërkombëtar të kryera në “Shërbimin e Semundjeve Profesionale e Ambientale”. Ndër këto studime përmendim: “ Saturnizimi në Shqipëri” dhe “Studimi i pneumokoniozave në vendin tonë”.

Universiteti i Mjekësisë u shpreh ngushellime të sinqerta familjarëve.

të fundit

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

17 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

35 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

42 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

50 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

9 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

9 hours ago