Categories: Uncategorized

“Na dhatë forcë me duartrokitjet tuaja”, infermieret e Traumës japin mesazhin e fortë (VIDEO)

Numri i të prekurve në vend ka nga COVID 19 ka shkuar 42, teksa 3 janë në trajtim intensiv.

Ndërkohë, dy mjeke të Spitalit të Traumës, Xhuli Ngota dhe Arta Metalla kanë dhënë një mesazh sensibilizues teksa u kërkojnë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

Me anë të një videoje të publikuar në profilin e Facebook, njëra nga mjeket, Ngota u shpjegon njerëzve se çfarë është shtrati kirurgjikal dhe tubi si dhe u kërkon të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të shmangin intubimin. Ajo gjithashtu shprehet se duartrokitjet e njerëzve u kanë dhënë forcë.

“Unë së bashku me kolegen time kemi vendosur që t’ju përcjellim një mesazh në një formë më praktike. Ju flasim nga salla kirurgjikale e Traumës dhe ju tregojmë disa gjëra. Ky është shtrati ku kryen operacionet dhe këtu përfundojnë të gjithë ata që kanë probleme të rënda.

Ky është një tub që shërben për t’u ardhur në ndihmë personave që nuk marrin dot frymë dhe intubohen. Ajo që dua t’ju them është: Qëndroni në shtëpi! Qëndroni në shtëpi që të mos përfundoni tek ky tubi.

Dje na dhatë shumë forcë me duartrokitjet tuaja, që të bëhemi më të përgjegjshëm. Një shprehje popullore thotë se njëra dorë ndihmon tjetrën, të dyja lajnë fytyrën. Njëra dorë jemi ne, tjetra jeni ju, ju lutem të bëjmë diçka që ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë. Ju përshëndesim dhe Zoti qoftë me ju”, shprehet doktoresha në video.

të fundit

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në Exchange, procedohet pronarja 72-vjeçare, sekuestrohen 500 mijë euro (FOTO)

Policia e Tiranës, ka njoftuar se ka nisur procedimin e lirë ndaj një shtetaseje, pronare e një dyqani Exchange, pasi…

9 minutes ago

Raporti: Kadastra injoron Kuvendin dhe rekomandimet

Raporti i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit vë në dukje se në shumicën e rasteve, Kadastra injoroi masat dhe…

48 minutes ago

Vendimi i qeverisë/ Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë që përfitojnë

Këshilli i Ministrave, ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe…

1 hour ago

Aksident në aksin Tepelenë-Këlcyrë, plagoset shoferi

Mbrëmjen e djeshme, një aksident automobilistik është regjistruar aksin Tepelenë-Këlcyrë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në kthesën e fshatit Mezhgoran,…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 84.4 lekë dhe do shitet me…

2 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit/ Vijon rinumërimi i votave për Tiranën, KQZ: Deri tani janë hapur 355 kuti, ja rezultati

Ditën e sotme, do vijojë dhe procesi i rinumërimit të kutive të votimit, për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit…

2 hours ago