Categories: Uncategorized

Muzika përhap COVID-19? Blendi Klosi sqaron deklaratën dhe kërkon ndjesë publike

“Valët e muzikët përhapin në mjedise virusin COVID-19”

Kjo deklaratë e bujshme e ministrit Blendi Klosi shkaktoi një zhurmë të madhe në media, për shkak se nuk ka asnjë studim që vërteton këtë teori, e cila më së shumti është përdorur si ironi ndaj vendimin të qeverisë për ndalimin e muzikës pas orës 20:00.

Të lidhura

None found

I ftuar në “Top Talk”, ministri Blendi Klosi ka sqaruar njëherë e mirë këtë deklaratë të bujshme të tij.

Ai deklaroi se teoria e tij mbi përhapjen e COVID-19 është keqkuptuar si dhe kërkoi ndjesë publike ndaj këngëtarëve dhe muzikantëve në vend.

“Faleminderit për pyetjen, sepse në fakt pati dhe një debat të madh publik edhe besoj që edhe ju ndani të njëjtën mendim me mua, meqenëse dalim shpesh në ekran na duhet të jemi të kujdesshëm, sepse një fjalë e interpretuar.

Më the gjënë e parë, duke qenë se kam shumë miq në komunitetin e muzikantëve, kam jetuar me muzikën, jetoj, kam shijuar muzikën le të themi, padyshim atyre i duhet kërkuar një ndjesë e madhe sepse u turrën të gjithë kundra muzikës; muzika të vret, të infekton.

Në asnjë rast nuk është thënë, as nuk është menduar. Nuk ka asnjë deduksion logjik, të mendosh që muzika të dëmton, muzika si muzikë. Është një moment për t’i kërkuar një ndjesë atij komuniteti.

Siç është dhe komuniteti i atyre njerëzve të cilët jetojnë me muzikën, kanë vuajtur në fakt këtë sezon. Janë nga komunitetet më të goditura, sepse ata jetojnë me të, sidomos periudha e verës është periudha që ata gjenerojnë më shumë para.

Edhe në fakt se jeta e njerëzve ka qenë gjithmonë prioritare, na ka detyruar që të kishte një kufizim në këtë situatë. Përsa i përket komunitetit që bëri meme, kjo është gjë humori dhe ishte shumë gjë e mirë.

Pjesa e atyre që bëjnë logjikën e gjësë nga pikëpamja biologjike. Përsëri dua ta them, valët në një ambient të mbyllur krijojnë një dinamikë të caktuar me ambientin dhe shtohet më pas, rrymat e ajrit që shtohen nga kondicionimi, shtoi më pas lëvizjen, ose kur ka muzikë të lartë njerëzit flasin me zë të lartë, djersiten më shumë, energji më e madhe, njerëzit rrinë të gjithë të bashku.

Edhe kur janë të gjithë këto faktorë, rreziku shtohet më tepër. Kjo është arsyeja që jo vetëm në Shqipëri por kudo jeta e natës. Unë kam mbaruar për elektronikë dhe në shkollë të mesme na mësonin çdo të thoshte çdo valë.

Në një ambient që nuk ka ajër, nuk përçohen valë. Ndjesë komunitetit të muzikantëve. Por të qenurit së bashku në një ambient me muzikë, njerëzit ndryshojnë sjellje, nga energjia dhe rrymat e ajrit, kondicionimi sidomos, janë të gjithë efektet që bëhen të gjitha së bashku dhe shtojnë më shumë rrezikun në ambiente të mbyllura”. /albeu.com/

të fundit

“Hajdut…”- Peleshi pritet me protestë nga qytetarët, i hidhet miell makinës së tij! Parulla edhe ndaj deputetëve të PD: Opozitë e shitur

Këtë të enjte, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, është pritur me protesta nga një grup qytetarësh para godinës së Parlamentit,…

2 minutes ago

Reuters: Botërori 2026 po vulos një ekuilibër të ri global në futboll

Kupa e Botës 2026 mund të hyjë në histori si një turne që ndryshoi rrënjësisht ekuilibrin e pushtetit në futbollin…

4 minutes ago

Protesta para Parlamentit, deputetët e PS mbërrijnë dy orë para nisjes së seancës

Deputetët e Partisë Socialiste, kanë mbërritur në ambientet e Kuvendit rreth dy orë përpara nisjes së seancës plenare, në një…

8 minutes ago

Protesta qytetare para parlamentit, policia “blindon” zonën! Vendosen autoblinda dhe autobote me ujë

Në kryeqytet është thirrur një protestë qytetare para Kuvendit të Shqipërisë, në të njëjtën kohë kur në sallën plenare po…

13 minutes ago

Sulm ajror rus mbi Kievin gjatë natës, 10 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën 10 persona humbën jetën, dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur dhe dëme të mëdha materiale, si edhe zjarre,…

16 minutes ago

Rama me pagë rekord në Ballkan, merr 4138 euro në muaj, 5 herë mbi mesataren e vendit

Disa vite më parë, kryeministri Edi Rama, hyri në garë me rajonin, teksa premtoi që shumë shpejt, paga mesatare në…

16 minutes ago