Categories: Uncategorized

Muzika përhap COVID-19? Blendi Klosi sqaron deklaratën dhe kërkon ndjesë publike

“Valët e muzikët përhapin në mjedise virusin COVID-19”

Kjo deklaratë e bujshme e ministrit Blendi Klosi shkaktoi një zhurmë të madhe në media, për shkak se nuk ka asnjë studim që vërteton këtë teori, e cila më së shumti është përdorur si ironi ndaj vendimin të qeverisë për ndalimin e muzikës pas orës 20:00.

I ftuar në “Top Talk”, ministri Blendi Klosi ka sqaruar njëherë e mirë këtë deklaratë të bujshme të tij.

Ai deklaroi se teoria e tij mbi përhapjen e COVID-19 është keqkuptuar si dhe kërkoi ndjesë publike ndaj këngëtarëve dhe muzikantëve në vend.

“Faleminderit për pyetjen, sepse në fakt pati dhe një debat të madh publik edhe besoj që edhe ju ndani të njëjtën mendim me mua, meqenëse dalim shpesh në ekran na duhet të jemi të kujdesshëm, sepse një fjalë e interpretuar.

Më the gjënë e parë, duke qenë se kam shumë miq në komunitetin e muzikantëve, kam jetuar me muzikën, jetoj, kam shijuar muzikën le të themi, padyshim atyre i duhet kërkuar një ndjesë e madhe sepse u turrën të gjithë kundra muzikës; muzika të vret, të infekton.

Në asnjë rast nuk është thënë, as nuk është menduar. Nuk ka asnjë deduksion logjik, të mendosh që muzika të dëmton, muzika si muzikë. Është një moment për t’i kërkuar një ndjesë atij komuniteti.

Siç është dhe komuniteti i atyre njerëzve të cilët jetojnë me muzikën, kanë vuajtur në fakt këtë sezon. Janë nga komunitetet më të goditura, sepse ata jetojnë me të, sidomos periudha e verës është periudha që ata gjenerojnë më shumë para.

Edhe në fakt se jeta e njerëzve ka qenë gjithmonë prioritare, na ka detyruar që të kishte një kufizim në këtë situatë. Përsa i përket komunitetit që bëri meme, kjo është gjë humori dhe ishte shumë gjë e mirë.

Pjesa e atyre që bëjnë logjikën e gjësë nga pikëpamja biologjike. Përsëri dua ta them, valët në një ambient të mbyllur krijojnë një dinamikë të caktuar me ambientin dhe shtohet më pas, rrymat e ajrit që shtohen nga kondicionimi, shtoi më pas lëvizjen, ose kur ka muzikë të lartë njerëzit flasin me zë të lartë, djersiten më shumë, energji më e madhe, njerëzit rrinë të gjithë të bashku.

Edhe kur janë të gjithë këto faktorë, rreziku shtohet më tepër. Kjo është arsyeja që jo vetëm në Shqipëri por kudo jeta e natës. Unë kam mbaruar për elektronikë dhe në shkollë të mesme na mësonin çdo të thoshte çdo valë.

Në një ambient që nuk ka ajër, nuk përçohen valë. Ndjesë komunitetit të muzikantëve. Por të qenurit së bashku në një ambient me muzikë, njerëzit ndryshojnë sjellje, nga energjia dhe rrymat e ajrit, kondicionimi sidomos, janë të gjithë efektet që bëhen të gjitha së bashku dhe shtojnë më shumë rrezikun në ambiente të mbyllura”. /albeu.com/

të fundit

E rëndë në Kavajë/ Plagoset pronari i një agjencie udhëtimesh (EMRI)

Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…

9 minutes ago

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…

19 minutes ago

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

41 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

1 hour ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

2 hours ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

2 hours ago