Deputeti i opozitës Myslim Murrizi ka komentuar nga Kuvendi aktin normativ në lidhje me KÇK-në dukee konsideruar thjesht një show të radhës.
“A mund ta di unë ishin me letra këto automjetet e blinduara që keni sekuestruar jua, a kanë hyrë nga dogana, a i jepni ju si ministër i brendshëm lejet për mjete të blinduara? Keni pajisur me mjete të blinduara çdo lloj halabaku, pasi i keni përdorur në zgjedhje sa herë që iu është dashur”,
iu drejtua Murrizi ministrit Lleshaj, ndërsa shtoi më tej se në Shqipëri krimi vret çdo ditë.
“Vazhdoni të bëni propagandë, sikur jeni ju të mirët dhe ata të tjerët janë të këqijtë dhe duan të mbrojnë kriminelët. Kjo është propagandë e juaja, kur ju premtuar shqiptarëve parajsën. Premtuat parajsën, por nuk e shohim sot asgjëkundi.
Nuk e di sesi ju shkrep se tani na qenka ngritur krimi në këmbë. Ju bëni gjasme namin, por ju iu vranë 2 në Durrës dje, ju vriten njerëz në Tiranë, në Durrës, në Vlorë etj. Po ju vriten përditë”, tha Murrizi. /albeu.com/
Gjatë seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë…
Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu…
Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…
Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…
Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…