Categories: Uncategorized

Murrizi ironizon “Zgjedhoren”: Ta sjellin ligjin në tryezë, e votojmë

Deputeti i opozitës, Myslym Murrizi ka folur ditën e sotme në Kuvend, në lidhje me Reformën zgjedhore të cilës nuk po i vjen dot fundi.

Sipas Murrizit, nëse është një model i përshtatshëm si ai i një nga vendeve të BE-së do të paraqitet në Kuvend, ai do të votohet nga opozita.

Të lidhura

None found

“Sorollaten sa nga njëra rezidencë në tjetrën. Sot kishin ndërruar shtëpi. Ca ka për të shpikur në këtë vend, ku kemi 28 vende të BE që mund të ndjekim me shembuj brilante. Të marrin një ligj nga 28 vendet, ambasadorët nuk kanë nevojë të gëzohen dhe harxhojnë kohë me tre gjenetikisht pasardhës të komunizmit, por mjafton të sjellin një ligj nga vendet e tyre dhe ta votojmë. Ata kërkojnë që këta pazarlinjtë të prishin pazarin.

Edhe arnimet janë demadogji. Të shkojmë drejt sovranit. Këta ambasadorë nuk kanë nevojë që të gëzohen se pse takohen 3 hajdutë mes njëri-tjetrin. Mjafton që të sjellin një ligj në këtë tryezë dhe do e votojmë nesër. Ata kërkojë që këta pazarlinjtë e 21 prill të 2008 të nënshkruajnë. Prej 3 palë zgjedhjesh, fshihen nga zgjedhësit. Parcelat e hashashti kanë nisur të lulëzojnë dhe në qarkun tënd zoti Maliqi, apo dhe për qarkun Fier. Ka nga ata që mezi presin datën 15 për tek bankomati, por nuk flasin dot se i kërcënojnë. Se dinë se ku do e hanë sot drekën, ndoshta në ambasadën bullgare. Kjo është krizë artificiale e majisjes së plagëve. çfarë trembeni nga vota e emigrantëve? Pasi nuk mund të blihen me një thes miell. jepini dhe atyre të drejtën që të votojnë.”, pohoi opozitari.

Murrizi teksa sulmoi ashpër klasën politike në vend, ndërsa pohoi se ende shumë drejtori në ministrinë e Brendshme drejtohen nga ish-sigurimsa. Nga foltorja e Kuvendit, Murrizi pohoi se fati i shqiptarëve lidhet ende me prokurorët e regjimit komunist.

“Dua të falënderoj zotin Spaho, për raportin për Institutin e të përndjekurve politikë. Për 30 vite post-komunizëm, në këtë sallë, akuzohet nga komunistët, ish-komunistët. Kurrë kjo sallë nuk ka ngritur një zë për këtë institucion. Ky institut, ka ngelur peng i komunistëve të kësaj sallë, peng i një ligji të vjetër. I gjithë debati, fals dhe shterp është përqendruar në vitet 45-50. Ka emra konkrete, persekutorë konkretë. Unë do doja shumë që fëmijët e mi, të shqiptarëve, të mësonin realisht historinë enigmë dhe të hiperbolizuar të 49-ës.

Flasim për luftë, dhe e nisim nga 42-shi. Flasim për dëshmorë, dhe akoma në 75 vite gënjejmë veten duke sajuar histori false. flasim për histori dhe historinë ia kemi lënë të indoktrinuarve në shkolla komuniste të Bashkimit Sovjetik. Ne sot kemi në ministrinë e brendshme 140 e ca punonjës, ish-komunistë, dhe disa drejtorë. 71 ish-oficerë janë ende ministrinë e Brendshme, mes tyre 21 drejtorë. Në DSIK, ai që përpunon dosjet është një ish-sigurims, zoti Mark Ndreca.

Fati jonë lidhet me prokurorët e regjimit. Ndaj maxhoranca t’i lërë nja dy zhele mënjanë, siç thoshte kryetarja e kaluar. Është rrëzuar në komision të ligjeve me padrinot që ja mbajnë litarin në fyt. Shpresoj shumë që 80% e emrave të deputetëve nuk kanë emra të dyfishtë. Faktet janë kokëfortë, ndaj pazaret e pista të kësaj klase politike vazhdojnë në këto vite. Për t’u shkëputur njëherë e mirë nga kjo histori, duhet të jemi transparent mes vetes.”, tha ai.

të fundit

“Caramelo”, simboli i tribunave meksikane: 543 ndeshje me Meksikën dhe 11 Kupa Bote nga afër

Kupa e Botës ka rikthyer në qendër të vëmendjes një nga tifozët më të famshëm të futbollit meksikan. Hector Chavez,…

1 hour ago

Abdixhiku Calls for Calm and Patience in the Face of Calls for His Removal

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish në një postim publik, në një kohë kur brenda…

2 hours ago

Clashes within the LDK intensify, growing calls for Abdixhiku to step down

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës po vazhdon tensioni i brendshëm pas rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, ku disa degë…

2 hours ago

Abdixhiku kërkon qetësi dhe durim përballë thirrjeve për largimin e tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish në një postim publik, në një kohë kur brenda…

3 hours ago

Granit Xhaka shmang krahasimet, edhe pse shumë emra të mëdhenj e quajnë më të mirin në historinë e Zvicrës

Shumë prej legjendave të futbollit zviceran e konsiderojnë Granit Xhakën si lojtarin më të mirë në historinë e kombëtares helvetike.Kapiteni…

3 hours ago

Horoskopi 24 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri

Dashi Do keni nevoje për me shume siguri sot ne jetën tuaj ne çift ne mënyrë qe te merrni vendime…

3 hours ago