Categories: Uncategorized

“Mund të jetë edhe grip”, mjeku flet pas shtrimit me urgjencë të 7 nxënësve në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier në një gjimnaz ku dyshohet se disa nxënës janë asfiksuar nga tymi ndërkohë që po zhvillonin një reaksion kimie në laborator.

Ngjarja ka ndodhur në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier ku 6 nxënës kanë dalë nga klasa nga asfiksia dhe më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.

Mjeku reanimator në spitalin e Fierit, Klinton Gjerazi ka thënë se në spital kanë erdhur 10 persona të helmuar, 7 nxënës, 2 mësues dhe sanitarja e shkollës.

“Urgjenca ka reaguar shpejt, nxënësit janë shtruar, është ngritur një grup pune. Dikush thotë se erdhi një aromë e keqe që e lidhin me klasën dhe palestrën, se ishte aromë e keqe që na bezdisi fytin si erë pesticide, diçka kimike, që nuk e përcaktojmë dot ne sepse kur del në ajër shpërbëhet.

Helmim? Helmimi ka disa kritere të tjera, duhet të kenë konsumuar ushqim, apo lëndë të përbashkët që të kenë helmim masiv. Ishin shtatë nxënës, sanitare dhe arsimtare, gjithsej 10 veta. Shqetësimet mund të kenë qenë ndoshta se janë viroza stinore. Nga grafia kishin shqetësime pulmonare.

Diagnoza jonë nuk është akoma e plotë, se u janë marrë analizat e gjakut dhe biokimike. Nxënësit nuk referojnë se kanë ngrënë bashkë apo pirë bashkë, thjeshtë se ishte një aromë e keqe ose dicka e formës areogene, tani nuk jemi në luftë kimike… ” u shpreh mjeku.

të fundit

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

22 minutes ago

Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës/ Publikohen momentet tronditëse, u mbajt te shtylla e ndriçimit për të kaluar në rrugën e përmbytur (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…

49 minutes ago

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

2 hours ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

2 hours ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

3 hours ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

3 hours ago