Categories: Uncategorized

Çunat nga dy metra me japin çokollata: Zogu flet nga burgu

Hermes Nikaj ose siç njihet ndryshe si “Zogu i Tiranës” ka treguar se është ambientuar me burgun 313 në Tiranë.

Përmes një telefonate ai ka thënë se shkon shumë mirë më të dënuarit e tjerë, shkruan Panorama Plus.

Ndërkohë që mediat kanë zbardhur të plotë dosjen për hetimin ndaj tij, nga ku janë publikuar përgjimet e shumë bisedave me mikeshat, Hermes rrëfen si ndihet brenda qelive të burgut në Tiranë.

Telefonata e Hermes Nikaj:

E si po ia kalon në Burgun 313? Ka diçka argëtuese në këtë dramë jete?

Unë këtu po bëj 5 javë në total. Më kanë trajtuar shumë, shumë mirë, pasi unë jam me kujdes të veçantë. Po gjendja ime shëndetësore e psikologjike është e rënduar. Nuk mund të rrijë një gazetar i mbyllur në qeli.

Si sillen të burgosurit me ty, ndihesh i frikësuar?

Jo, më trajtojnë me kujdes. Sillen shumë mirë, më sjellin çokollata, paketa, përkujdesen për mua.

Je bërë mik special me ndonjë?

Patjetër, unë shoqërohem me të gjithë këtu. Mua më do çdo mashkull, malësor apo fushor të jetë.

Të ka transformuar burgu fizikisht?

Kështu vazhdoj të jem seksi dhe vazhdoj të vishem bukur. Këtu më thërrasin “o seksi i burgut” të gjithë, nga të burgosurit e deri te gardianët. Më thonë “sa erdhe ti na zbukurove burgun, o dielli i burgut!

Çfarë ke bërë ti aty për të tërhequr vëmendjen?

Unë vëmendjen e kam pasur sepse mua më njeh gjithë bota. Jam shumë i kënaqur nga Burgu 313, pasi këtu më trajtojnë mirë. Jam në kat të tretë, ku vuajnë dënimin njerëz të ngritur e çuna jo problematikë, të qetë, siç më thonë shefat këtu.

Janë të mirë në pamje?

Po janë yje, nga dy metra dhe të gjithë më drejtohen jo me emër, por “o zemra ime”.

Kujtojmë se Nikaj ndodhet në qeli pasi akuzohet për prostitucion. Ai u kap në flagrancë, në një hotel në autostradë së bashku me një djalë nga Mamurrasi. Në përgjimet e dosjes ku është i përfshirë “Zogu”, lakohen edhe një sërë emrash të tjerë të shoëbizzit.

të fundit

Sot dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, ja rrugët ku nuk lejohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve

Këtë të shtunë, zhvillohet Etapa e dytë e “Giro d’Italia”e cila do të jetë e gjitha në rrugët e kryeqytetit.…

20 minutes ago

Sot heshtje zgjedhore/ Të dielën qytetarët u drejtohen kutive të votimit

Pas 1 muaji fushatë elektorale, Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën, 11 maj qytetarët janë thirrur në…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme, më 10 maj 2025, dollari amerikan, blihet me 86.5 lekë dhe shitet me 87.8 lekë. Euro, blihet…

1 hour ago

Parashikimi i motit 10 Maj 2025, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

Ditën e sotme vendi ynë, do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje…

1 hour ago

Horoskopi 10 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Ju pret një ditë pozitive qofshi me pushime, apo edhe në punë. Edhe ngarkesat e punës do të menaxhohen…

9 hours ago

“Soros gjeti Ramën për të destabilizuar Shqipërinë”/ LaCivita: Këta janë armiq të vërtetë që duhen luftuar!

Kryestrategu i fushatës elektorale të PD, Chris LaCivita, ka folur edhe mbi rëndësinë që ka Shqipëria në aspektin gjeo-politik, ashtu…

9 hours ago