Categories: Uncategorized

MSH merr vendimin: Tamponi ndaj koronavirusit të kryhet edhe në spitale private

Ministria e Shëndetësisë njofton se Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që testimet sereologjike, që mundësojnë të kuptosh nëse e ke kaluar apo jo virusin, të kryhen dhe në spitalet private.

Në deklaratën e MSH-së thuhet se përveç laboratorëve privatë, testet sereologjike do të vijojnë që të kryhen mbi kategori të caktuara të popullatës, me qëllime studimore nga ISHP, për të kuptuar sesa % e njerëzve mund ta kenë kaluar virusin.

Të lidhura

None found

Po ashtu MSH deklarse sido që të jetë rezultati i testimit, pozitiv apo negativ, përsëri duhet të merren masa mbrojtëse për veten dhe të tjerët.

Njoftimi i MSH-së:

Bazuar në strategjinë e kontrollit të epidemisë në vend, e cila parashikon përfshirjen edhe të institucioneve jopublike, në funksion të rritjes së kapaciteteve për përballimin e situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka miratuar Protokollin për fillimin testimeve serologjike edhe në strukturat jopublike. Testet duhet të jenë të validuara paraprakisht nga IShP.

Vetëm testet serologjike të aprovuara nga Agjensia Kombetare e Barnave dhe Paisijeve Mjekësore do të lejohen të përdoren në laboratorë të liçensuar jo publikë dhe të njohur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si laboratorë që plotësojnë standardet për kryerjen e testit serologjik, për praninë e antitrupave të krijuar nga Sars-Cov2.

Ndërkohë, ne do të vazhdojmë me kryerjen e testeve serologjike në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT. Po kështu, është planifikuar fillimi i kryerjes së testimit serologjike në një kampion të popullatës, për qëllime studimore nga Instituti i Shëndetit Publik.

Të vetëdijshëm se cilësia dhe siguria e testimit janë thelbësore në strategjinë e kontrollit të epidemisë në vend, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të vazhdojë të ketë në fokus të punës së vet, zbatimin rigoroz të kushteve të sigurisë dhe garantimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Sqarim për qytetarët, mbi TESTIMIN PËR KUNDËRTRUPA:

1. Testimi për kundërtrupa tregon nëse e ke kaluar apo jo infeksionin nga SARS-CoV-2 në të shkuarën, por ky test nuk tregon dhe nuk duhet përdorur për të evidentuar infeksionin aktual. Do të duhen të kalojnë 1-3 javë pas infeksionit, që trupi të prodhojë kundërtrupat. Këto rezultate janë të rëndësishme për të informuar mbi personat që mund të kualifikohen si dhurues të gjakut, i cili mund të përdoret për të përgatitur plazmën konvaleshente, një produkt i cili po shihet për t’u përdorur tek personat që janë shumë të sëmurë me COVID-19.

2. Sido që të jetë rezultati i testimit, pozitiv apo negativ, përsëri duhet të merren masa mbrojtëse për veten dhe të tjerët.

3. Vetëm testet serologjike të aprovuara nga Agjensia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore do të lejohen të përdoren dhe të vlerësohen.

4. Këto teste mund të përdoren në laboratorë publikë dhe privatë. Po ashtu, këto teste përdoren në studimet e Seroprevalencës, ku ISHP vlerëson numrin total të njerëzve që janë infektuar, përfshirë këtu edhe ato infeksione që nuk janë identifikuar.

të fundit

Balliu për letrën e Veliajt: Rama kontrollon SPAK-un dhe përcakton kush burgoset e kush qëndron jashtë

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, përmes një statusi publik ka reaguar lidhur me letrën e Erion Veliajt nga burgu, duke…

2 minutes ago

Mikel Lopez, “mini-Haaland” i Real Madridit: 148 gola për sulmuesin 15-vjeçar me gjatësi 1.92 metra

Real Madridi ka në akademi një prej talenteve më premtuese të gjeneratës së re. Bëhet fjalë për Mikel Lopezin, sulmuesin…

12 minutes ago

Oncology 2” trial restarts today after change to judicial panel

Seanca gjyqësore për rastin “Onkologjia 2”, kundër ish-drejtorëve të Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev dhe Nehad Nuhi, sot nisi nga…

17 minutes ago

Dimitrijeviq calls for halt to pension payments into Alta Banka accounts to protect pensioners

Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandra Sasha Dimitrijeviq, vizitoi Manastirin këtë pasdite. Në një deklaratë për mediat, Dimitrijeviq tha se…

17 minutes ago

Ukshin Hoti’s disappearance: Special Prosecution has taken up the case – Momir Pantiq’s statements in court

Nga maji i vitit 1999, nuk dihet asnjë gjë për fatin e Ukshin Hotit. Ai deri në këtë kohë ishte…

17 minutes ago

Limaj launches meetings on Kosovo after the September 16 judgment in Kaçanik and Ferizaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka nisur një cikël takimesh me strukturat e partisë, bashkëpunëtorë, aktivistë dhe qytetarë, me…

17 minutes ago