Ditët e fundit moti ka qenë i luhatshëm në Kosovë, por pasditen e sotme dhe gjatë mbrëmjes ka pasur prishje të tij duke shkaktuar edhe dëme në disa zona të vendit.
Në orët e mbrëmjes reshjet shiut dhe era e fortë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetin e Ferizajt dhe në fshatra përreth.
None found
Dëme më së shumti janë shkaktuar në objekte të banimit, pullaze të shtëpive, në stalla të kafshëve, në vetura dhe dëme në rrjetin e energjisë elektrike.
Shkaku i dëmtimit të disa shtyllave elektrike gjashtë fshatra kanë mbetur pa rrymë dhe pa ujë të pijshëm. Xhevat Sallahu, përfaqësues i fshatit Zllatar i komunës së Ferizajt, ka thënë për KOHËN se janë njoftuar organet e Policisë së Kosovës, KEDS-it dhe ekzekutivit të komunës për dëmet e shkaktuara.
“Policia e Kosovës aktualisht ka dalë në fshatrat Dardani dhe Zllatar për ta parë gjendjen, ndërkohë po presim që edhe organet e KEDS-it të ta rregullojnë rrjetin e energjisë elektrike.
Përveç këtyre dy fshatrave edhe Sojeva, Mirosala, Bibaj dhe fshati i Vjetër kanë mbetur pa energji elektrike dhe pa ujë të pijshëm. Dëmet janë shumë të mëdha edhe në objekte të bizneseve”, ka thënë Sallahu.
Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe me qendër të rëndësishme aktiviteti…
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës, përcjell TV21. “Ne diskutuam…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit…
Çdo kallëzim penal që do të dorëzohet në Prokurorinë Publike do të shqyrtohet, pavarësisht se nga kush vjen, deklaroi Prokurori…
ZNAM është pjesë përbërëse e Qeverisë dhe shumicës në Kuvend dhe do të mbetet e tillë derisa nuk shkelen parimet…
Pas takimit të zhvilluar mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, janë përcaktuar emrat…