Aktivisti Erion Kristo deklaroi ditën e sotme se do të dilte personalisht tek parku i liqenit artificial për të “shkelur” urdhërin e qeverisë që sipas tij është i pajustifikueshëm për mbylljen e këtij atraksioni mjaft të frekuentuar në kryeqytet.
Atij ju bashkuan me dhjetra qytetarë të tjerë të cilët pasdite për rreth një orë shëtitën rrugëve të parkut duke bërë edhe thirrje kundër masave të qeverisë për izolimin e vendit e aq më tepër në një kohë kur përgjatë gjithë javës gjithçka ka qëndruar e hapur, ndërsa vetëm të shtunën dhe të dielën ‘fshihemi’ nga koronavirusi.
Ndërkohë, për ditën e nesërme në orën 11:00 paradite, është njoftuar një tjetër lëvizje tek fusha e basketbollit pranë vëllezërve Frashëri, përballë Kryeministrisë, nē vijim të hapjes të Parkut të Liqenit.
Organizatorët ftojnë qytetarët të marrin me vete edhe filxhan pasi do të hapetkafe ndërsa bëhet thirrje për të hapur Shqipërinë.
“Nesër, ( e diel), ora 11:00 tek fusha e basketbollit pranë vëllezërve Frashëri, përballë Kryeministrisë, nē vijim të hapjes të Parkut të Liqenit, hapim kafe.
p.s merni filxhan me vete
#HapniShqipėrinë”, shkruhet në mesazhin që po përhapet masivisht në rrjetet sociale.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…