Categories: Uncategorized

”Mos u përpiqni të na përçani ne mjekët me idiotësirat tuaja”, Tritan Kalo bën apelin e rëndësishëm

Mjeku Tritan Kalo u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes, edhe pse ka filluar lehtësimi i masave kundër koronavirusit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, mjeku Kalo shkruan se fatkeqësisht ky virus nuk bën përzgjedhje “politikisht të motivuar” në prekjet e tij, por janë të gjithë të pambrojtur.

Mes të tjerash, Kalo i drejton dhe një mesazh të qartë politikës, teksa i thotë “Mos u përpiqni të na përçani ne mjekëve me idiotësirat tuaja”.

Postimi i Kalos:

KUJDESUNI dhe VIJONI të kujdeseni për veten tuaj….VIRUSI Sars-Cov2/Covid-19 fatkeqësisht NUKU bën përzgjedhje “politikisht të motivuar” në prekjet e tij, POR agresiviteti i shfaqjeve klinike të tija nuk ka parë dhe KURRË nuk do të shoh përkatësira të tilla….JEMI të gjithë të pambrotjur para tij, NËSE nuk respektojmë jetët tona, NËSE nuk përkujdesemi për to dhe jetët e atyre që gjallojnë pranë nesh, NËSE nuk vijojmë të zbatojmë këshillat për distancimin fizik, higjenën përsonale, kolektive dhe atë të mjedisit, hidrimin dhe ushqimin e shëndetshëm….

ZOTËR te jetëve jemi vetë NE…. BASHKËQYTETARËT e mi, ju lutem të MOS hiqni dorë asnjë herë nga informimi prej atyre, që ndokush i quan edhe “MESJETARËT MJEK” (S.G.), dhe të informoheni jo drejt dhe shpesh të mbështetur në mllefe politike, militantiste dhe shumë pak profesioniste nga GJITHOLLOGËT e shumtë, të cilët vijojnë e gëlojnë në ekranet tona, në shtypin e shkruar apo në rrjetet sociale….

FILLIMI i hapjes së domosdoshme të vendit e sjellë përsëri në prag rrezikun e INFEKTIMIT nga Sars-Cov2/Covid-19…NË këtë sfidë nuk ka vetëm heronj, të sëmurë dhe të mbijetuar, POR edhe viktima…

PAS 36 orëve të asnjë rasti të shtruar nga Covid-19 në Covid-1, Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT, kanë filluar SOT edhe trokitjet e para të sëmurëve të rinj….VIJONI të bëni kujdes…NËSE ka debate shkencore mes kolegësh, këto debate janë vetëm e vetëm për të hedhur dritë mbi shumë paqartësira, që ende bart kjo “FLAMË MBARËBOTËRORE”….

MOS u përpiqni të na përçani NE mjekët me idiotësirat tuaj…NE Mantelbardhët, KEMI BËRË të gjithë një BETIM dhe jemi të gjithë në bllok në përballjen me sfidën “Covid-19”….VIJONI dhe bëni kujdes!!!

të fundit

Taksia përplas motorin në Vlorë, i plagosuri niset me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…

11 minutes ago

Panik në Durrës/ Zbulohet një pako me eksploziv pranë hotelit të Vangjush Dakos

Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…

39 minutes ago

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…

1 hour ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

2 hours ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

2 hours ago

Sirena alarmi në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…

2 hours ago