Categories: Uncategorized

Mos puthni duart e as ikonat, Kisha Orthodokse bën apelin e rëndësishëm

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë i ka drejtuar një letër, klerit dhe besimtarëve orthodhoksë, në kushtet e krijuara prej epidemisë së koronavirusit.

Me ndjenjën e përgjegjësisë dhe të dashurisë për grigjën tonë, si edhe duke vlerësuar masat e shpallura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe të institucioneve tona shtetërore e shëndetësore, për parandalimin dhe kufizimin e përhapjes së virusit Covid-19 (Koronavirus), Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, përveç masave paraprake të para disa ditëve të pezullimit të programeve të katekizmit për të gjitha moshat, si dhe të të gjitha veprimtarive kulturore e arsimore në institucionet tona, merr këto masa shtesë:

1) Përsërisim se duhen shmangur përqafimet, puthjet e duarve dhe çdo kontakt fizik me njëri-tjetrin, si dhe me objektet në kishë, të cilat mund të preken nga të tjerët. Nderimi ndaj objekteve të shenjta mjafton me një përulje para tyre.

2) Pezullohen deri në datën 3 prill 2020 të gjitha shërbesat ditore të përbashkëta nëpër kisha, si: Shërbesa e mëngjesit, e mbrëmjes, e Himnit Akathist dhe e Liturgjisë së Parashenjtëruar.

3) Inkurajojmë dhe nxisim të gjithë besimtarët që këto shërbesa lutjeje t’i kryejnë në shtëpitë e tyre familjarisht ose t’i ndjekin ato në Radion “Ngjallja”, në valët FM Tiranë-Durrës 88.5, Korçë 88.7, Elbasan 93.4, Fier 98.7; në internet: në Facebook Radio “Ngjallja” dhe në Web http://www.radiongjallja.org

4) Për të shmangur grumbullimet e njerëzve në mensat që ka hapur Kisha për njerëzit në nevojë, ushqimi do të përgatitet dhe do t’u jepet me vete. Për ata që nuk mund të vijnë dot, do të krijohet mundësia për t’ua dërguar në shtëpi.

5) Të gjitha kishat do të jenë të hapura gjatë ditës për lutje personale.

6) Misteri i Rrëfimit do të vazhdojë, por këshillojmë të ruhet distanca nga njëri-tjetri, si dhe të zbatohen udhëzimet e shpallura për mbrojtjen nga infektimi.

7) Vetëm Shërbesa e Liturgjisë Hyjnore e së dielës do të kryhet në të gjitha kishat. Ne besojmë se Kungata e shenjtë është burim jete dhe shërimi. Këshillojmë besimtarët e moshuar, fëmijët, si edhe ata që kanë probleme shëndetësore të shmangin ardhjen në kishë dhe ta ndjekin Liturgjinë në valët e Radios “Ngjallja”.

Dëshirojmë të theksojmë se marrja e këtyre masave të nevojshme për parandalimin e këtij virusi, si dhe zbatimi i tyre me përpikëri, është shprehje e dashurisë dhe e përgjegjësisë për të afërmin, ashtu siç na urdhëron Perëndia.

Në këto ditë të vështira, është e rëndësishme të shmangim panikun dhe të shtojmë besimin dhe lutjen personale e familjare ndaj Perëndisë, me bindjen se nuk do të na braktisë Perëndia,”përfundon Sekretariati i Sinodit të Shenjtë.

të fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ Vijon sot procesi i rinumërimit të votave për Tiranën, KQZ: Deri tani janë hapur 355 kuti, PD 177 vota të pavlefshme, PS 170

Ditën e sotme, do vijojë dhe procesi i rinumërimit të kutive të votimit, për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit…

18 minutes ago

Big Basta fiton “Ferma VIP 2”

Big Basta është fituesi i edicionit të dytë të "Ferma VIP 2". Pas 24 javësh, Big Basta është kurorëzuar si…

43 minutes ago

Parashikimi i motit 21 Qershor 2025/ Si do të variojnë temperaturat gjatë ditës

Ditën e sotme vendi ynë, do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite, kur priten kalime…

1 hour ago

Parashikimi i horoskopit 21 Qershor, ja shenjat më me fat

Dashi Me Hënën që hyn në shenjën tuaj, parashikohet një ditë interesante. Është momenti ideal për të vënë në jetë…

9 hours ago

Protesta masive në Lindjen e Mesme kundër sulmeve izraelite ndaj Iranit

Protesta të mëdha kanë shpërthyer sot në disa vende të Lindjes së Mesme në përgjigje të sulmeve të fundit ushtarake…

9 hours ago

Tjetër aksident, përmbyset makina në Tepelenë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mezhgoran të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit…

9 hours ago