Categories: Uncategorized

“Mos më vrit, fejohem edhe me sakat”: Fjalët e fundit të Eglantina Buçit

“Ndihmë, mos më vrit, do të fejohem me kë të thoni ju qoftë edhe sakat”. Ishin këto fjalët e fundit të Eglantia Bucit të ekzekutuar vjeshtën e vitit 2012 mbi fshatin Feken pranë Malit me Gropa në Tiranë. Report Tv ka mundur të zbardhë dëshminë e informatorit të policisë i cili zbërthen krimin makabër dhe ishte pjesë e krimit ku me një pistoletë dhe një plumb në distancë të afërt Shkëlzen Buci ka qëlluar ballë përballë të motrën e tij.

Ndërsa teksa iknin rrugës për në Dajt, Eglantina e ka kuptuar diçka duke i kërkuar të vëllait përse po ikim këtej, të sqarohemi në Tiranë.

Të lidhura

None found

Shkëlzeni i është përgjigjur, epo ti bërtet në Tiranë ndaj tani e ke marrë rrugën e keqe dhe pasi të më tregosh çdo gjë dhe ku ke çuar lekët që vodhe në shtëpinë e babit do kthehemi sërish.

Por kjo nuk ndodhi, dhe vetëm një fundjavë gjahu më 14 shtator 2012 e shtetasit D.Ç me dy zagarët e tij do të ishte pikënisja e zbulimit të një krimi makabër.

Më 21 shtator eshtrat do të përfundonin në laboratorin e mjekësisë ligjore, por për hetuesit e vetmja e dhënë e përftuar ishte identifikimi i moshës rreth 30 vjeç me përafërsi dhe seksi femër, por asgjë më shumë.

Hetuesit pyetën disa familjare që kishin deklaruar vajza e nuse të humbura, por asnjë provë s‘do të ndihmonte në identifikimin e viktimës dhe zbulimin e krimit. Vetëm 6 vite më pas në 2018 dëshmia e ish mikut të Shkëlzen Bucit do të nxirrte në pah një histori tronditëse. Duke treguar se Faik e Shkëlzen Buci i kishin dhënë atij numrin e telefonit të Elganitës me planin që të krijonte një lidhje.

Pa e ditur Eglantina kishte pranuar por pas sms për lidhje intime qëndronte i infiltruari i babait e vëllait të saj për ta nxjerr në pritë.

Veç telefonit Faik Buci dhe Shkëlzeni i dhanë atij edhe një unazë floriri për ta bërë më të besueshme se i riu që po ashtu kishte një familje dhe një djalë do të fejohej me Eglantinën.

Pak javë pas numrit të telefonit Faiku dhe Shkëlzeni arritën qëllimin e tyre dhe ditën që ai do ti tregonte unazën, Shkëlzeni ka shkuar me shokun duke e marrë me makinën tip golf dhe duke vazhduar rrugëtimin pa kthim atë të vrasjes së motrës së tij.

Por ky nuk është krimi i vetëm me të cilin është përfshirë Faik e Shkëlzen Buci. Faiku është dënuar edhe më herët në krimin ku djali i tij ishte paguar për të vrarë Mishel Prelën.

Sipas prokurorisë së Tiranës, ai është dënuar pasi kishte çmontuar dhe fshehur pistoletën tip TT, me të cilën i biri i tij Shkëlzen Buci, qëlloi disa herë në drejtim të aktorit Mishel Prela, por pa mundur ta vrasi atë. Goditja është kryer për qëllimin e përfitimit të 80 mijë euro, të premtuara nga porositësi i vrasjes Ervin Zallumi.

Ndërsa në deklarimet e tij ish i fejuari i Eglantinës burrin të cilin familja ja bëri pa dëshirën e saj, ka deklaruar se me Eglantinën ai nuk kishte qëndruar asnjëherë pasi ajo nuk donte.

të fundit

Serbian Media Distort Demolition of Illegal Villas at Ujman Lake, Portraying It as an Attack on Serbs

Aksioni për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në pronën e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” në zonën e Liqenit…

2 hours ago

Blow to the Heart of Ukraine’s Military: Zelensky Removes Armed Forces Chief After Dismissing Defense Minister

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…

5 hours ago

Hegseth Seeks Additional $80 Billion from Senate to Cover Cost of New Strikes on Iran

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Kane do të dëshmojnë në Senat…

5 hours ago

Horoskopi 22 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Ndikimi i yjeve nuk do jete shume i mire gjate kësaj dite dhe ekuilibri ka rrezik te prishet. Nuk…

6 hours ago

Goditje në zemër të ushtrisë ukrainase/ Zelensky largon edhe kreun e Forcave të Armatosura, pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…

6 hours ago

Xhesika Polo zbulon historinë e dashurisë: Kam gjetur njeriun e jetës, e njoha në Instagram

Xhesika Polo është një nga artistet që suksesin nuk e mat vetëm me çmime apo renditje, por edhe me rrugëtimin…

6 hours ago