“Bëj si them unë, por mos bëj si unë”.
Kjo është motoja e kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta të cilët të dy kanë braktisur banesën e tyre në Tiranë dhe kanë udhëtuar drejt Vlorës e Skraparit, në kundërshtim me rregullat e vendosura.
None found
Presidenti Ilir Meta pas një serie shëtitjesh në vende piktoreske të Shqipërisë, sot shkoi në Kolonjë.
Ai u shpreh i mahnitur nga ajri i pastër: “Ngjitja në malin e mrekullueshëm të Shelegurit në Kolonjë të jep një kënaqësi të paparë”, – thotë Meta në videon që shikoni më poshtë.
Më herët sot, që pa gdhirë Meta ishte në një tjetër zonë të thellë të jugut shqiptar.
“Mirëmëngjes nga Sheleguri, ky vend i mrekullueshëm midis Leskovikut dhe Ersekës! Ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë!”, – ishte urimi i Metës për shqiptarët, që hynë në javën e nëntë të karantinës dhe fundjavën e radhës të kyçur totalisht brenda.
Fundjava e gjatë e Metës nisi që të enjten, kur ai u gjend në Këlcyrë ku krahas kësaj fotoje, shkruante: “Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, është një trashëgimi natyrore me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik. E duam Vjosën dhe duhet ta mbrojmë! Nga Këlcyra ju uroj të gjithëve një mbrëmje të këndshme”.
Sakaq kryeministri Edi Rama duket se iu rikthye rutinës së shtatë viteve të fundit. Çdo prag fundjave, ai shkonte në axhenda qeveritare kryesisht në jug dhe juglindje dhe, pasi mbaronte ato, shijonte fundjavat me familjen.
Këtë të premte, Rama shkoi në Fier e mandej në Vlorë dhe pasdite vonë, “i bëri neps” shqiptarëve me një foto teksa kundronte detin e Vlorës duke shijuar pamjen e mrekullueshme dhe ajrin e pastër nga Radhima.
Como ka regjistruar një fitore tepër të madhe në udhëtim te Lens, në kuadër të xhiros së katërt të fazës…
Arsenali ka shënuar një fitore të vështirë në udhëtim te Slavia e Pragës.Pavarësisht që favorit i padiskutuehsëm, skuadra angleze fitoi…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Aktivisti Dritan Goxhaj ka lëshuar kritika të forta ndaj Partisë Demokratike, duke akuzuar opozitën se po përpiqet të krijojë përçarje…
Në qendër të debatit mediatik është rikthyer çështja e të drejtave të pensionit për emigrantët që kanë punuar për dekada…
Rinis pas ndërprerjes së përkohshme operacioni i kërkim-shpëtimit në pallatin e dëmtuar rëndë nga shpërthimi i fuqishëm në lagjen “Beqir…