Një 35-vjeçar humbi jetën sot në Korçë teksa punonte në një ndërtesë. Ervis Josifi humbi jetën pasi u këput vinçi dhe e zuri poshtë në momentin që ishte duke punuar në kantier.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në hyrje të Pazarit. Ndërkohë, në një video të siguruar nga abcnews.al shihet momenti kur vëllai i viktimës mëson lajmin tragjik.
None found
“O nënë çfarë na bënë”, dëgjohet të thotë ai me ngashërim, ndërsa personat e tjerë aty pranë mundohen ta qetësojnë.
Lidhur me ngjarjen u prononcua edhe një dëshmitar, i cili theksoi se ishte e pamundur të shpëtonte 35-vjeçari, pasi u këput vinçi dhe i ra në kokë.
“U keput vinci dhe e zuri. Ka qene e pamundur të shpetojë jeta e atij personi pasi është shkëputur koka e vinçit. Bemë të pamundur për ta shpëtuar. Mund të ishte ngjarje më e rende pasi kanë qenë të gjithe punëtoret në katin e katër të godinës. Ata kane qene te pajisur me mjetet e sigurise (kokoret e kantierit)”, shprehet ai./abc
Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…
Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…
Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…
Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…
Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…
Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…