Një automjet luksoz, tip BMW seria 7 është përplasur mbëmjen e së hënës me një shtyllë betoni të ndriçimin rrugor.
Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Uznovë-Poliçan.
Burime nga vendngjarja konfirmojnë se menjëherë pas përplasjes drejtuesi i mjetit, rreth 30 vjeç, ka dalë nga makina zvarrë, ka hequr targat e mjetit dhe është larguar pas pak minutash me një automjet tjetër.
Po të njëjtat burime konfirmojnë se 20 minuta më vonë në vendin e aksidentit ka mbërritur një karrotrec që ka lëvizur makinën nga vendngjarja.
Në vendin e aksidentit kanë ngelur vetëm pjesët e automjetit të dëmtuar, që duket se është përplasur në pjesën ballore.
Burimet në vendngjarje konfirmojnë se drejtuesi i mjetit ka qenë me shpejtësi dhe në kthesë ka humbur kontrrollin për shkak edhe të lagështirës në rrugë dhe është përplasur me shtyllën.
Nuk dihet ende se kush ka qenë drejtuesi i mjetit, ndërkohë që policia po punon për identifikimin e tij dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe largimit të tij nga vendngjarja.
residenti serb, Aleksandar Vuçiç nuk kishte llogaritur siç duhet ndikimin e veprimeve të tij dhe për pasojë, shefja e kabinetit…
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Polikarpoi, Pela në Greqi. Bëhet e ditur se nga…
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit kryesorë në mbarë botën, duke marrë afro 18 milionë jetë çdo…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas shoqërimit nga policia të kandidatit të PD në…
Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:30, në aksin “Shkodër-Lezhë”, ku një automjet u përplas me…
Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në…