Categories: Uncategorized

Mjeshtër i Madh, shuhet nga jeta Gjovalin Lazri

Ndahet nga jeta Gjovalin Lazri, “Mjeshtri i Madh i Violonçelit”. Lazri është ndarë nga jeta në moshëm 84-vjeçare, ndërsa pak ditë më parë u nderua nga Presidenca me titullin ‘Mjeshtër i Madh’. Prej muajsh, Lazri vuante nga një sëmundje e rëndë e cila sot i mori edhe jetën.

Artisti lindi në Shkodër dhe kreu shkollën artistike “Jordan Misja”, për violonçel ndërsa më pas vazhdoi studimet e larta në Pragë, në Akademinë e Muzëikës dhe Arteve (1959 – 1961​). Për t’u rikthyer në Tiranë në vitin 1962, si student në konservatorin Shtetëror të Tiranës. Për katër degada ka punuar si pedagog në shkollën “Jordan Misja” në Tiranë.

Të lidhura

None found

Ka përgatitur kuadro të shumtë violonçelistë që sot janë solistë, pedagogë dhe pjesëmarrës në orkestrat kryesore të vendit dhe ndërkombëtare edhe ka qenë zv.drejtor artistik i shkollës së mesme artistike “Jordan Misja”, Tiranë (duke përfshirë edhe shkollën koreografike).

Por ka qenë edhe udhëheqës artistik i shkollës, duke drejtuar denjësisht aktivitete të shumta dhe cilësore: si Koncerte brenda shkollës; Konkurse në rang kombëtar; Takime kombëtare ndërmjet shkollave artistike të vendit; Koncertet e Majit; Koncerte me rastin e të gjitha festave kombëtare; Takime dhe festivale ndërkombëtare (Ballkan dhe Europë).

Ka qenë kryetar i përhershëm i Qendrës së Kualifikimit të kuadrit artistik për shkollat muzikore të vendit në të gjitha kategoritë dhe specialitetet e profilit artistik (20 vjet). Ka qenë kryetar i “Bërthamës Shkencore Metodike” ngritur nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës në dobi të kualifikimit metodik dhe profesional të kuadrit të shkollave artistike të vendit (10 vjet)

Nga vitet ’60-2000 ka pasuar disa ​debutime si violonçelist solist; pjesëmarrës në orkestrën e Teatrit të Operës dhe Baletit, Filarmoninë e Tiranës, dhe orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar. Është aktivizuar rregullisht në shtypin e kohës dhe i ftuar në emisione në Radio Televizionin Shqiptar si njohës i pedagogjisë muzikore, si dhe për diskutime e opinione për figura të shquara të artit tonë kombëtar.

Kontributi i profesor Lazrit është i madhe dhe në fushën e botimeve në fushën e muzikës.

2001-​“Portret Instrumentisti: Jeta dhe Veprimtaria e Profesor Ymer Skenderit”. 2004​-“Violonçeli” – libër artistiko-metodik ne ndihme te studenteve e mesuesve te rinj, si edhe për të apasionuarit pas instrumentit e muzikës. 2009​-“Liceu Artistik “Jordan Misja” ne vitet 1946 – 1991”. 2011​-“Portret Instrumentisti: Jeta dhe Veprimtaria e Profesor Ymer Skenderit”. Ribotim i pasuruar me material të reja. 2013-​“Figura të Shquara të Kombit Tone – Kujtime të Jetuara ”.

Tituj: 1972 — Medalja “Naim Frashëri” 1977 — Medalja “Naim Frashëri” (Dekret 4932). 1984 — Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit III (Dekret 6913). 2020 — “Mjeshtër i Madh” – Akorduar nga President i Republikës

të fundit

Çmimi i naftës bie në tregjet ndërkombëtare, por në Shqipëri mbetet ndër më të shtrenjtat në Europë

Çmimet e naftës bruto kanë shënuar rënie për të katërtën ditë radhazi në tregjet ndërkombëtare, ndërsa sinjalet për furnizime më…

2 minutes ago

Aktgjykimi i Hagës, Përparim Rama kërkon unitet kombëtar: Të jemi një dhe bashkë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ishte pjesëmarrës në protestën e studentëve që u mbajt sot në kryeqytet, në kundërshtim të…

4 minutes ago

BE dënon si “farsë” zgjedhjet në Rusi, teksa Putin siguron një tjetër fitore dërrmuese

Zyrtarët në Moskë kanë njoftuar një fitore të re rekorde për partinë Rusia e Bashkuar, të presidentit Vladimir Putin, në…

6 minutes ago

Erblin Osmani: Ëndrra për të luajtur me Kosovën u bë realitet, dua të dëshmoj veten

Mesfushori Erblin Osmani thotë se gjithnjë ka pasur dëshirë për të luajtur për Kosovën dhe është krenar që ëndrra iu…

14 minutes ago

Mexican national faces proceedings for assaulting a police officer in Skopje

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar procedurë kundër një shtetasi meksikan nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "Sulm…

18 minutes ago

Gucati: OVL-UÇK will support peaceful protests and calls for the abolition of the Special Court

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se OVL-UÇK do të mbështesë çdo protestë…

20 minutes ago