Categories: Uncategorized

Mjeku shqiptar e pranon hapur: Mundësia që të hyjë koronavirusi në Shqipëri është e madhe

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Historia ime” në “TV Klan”, prej ku foli për koronavirusin dhe theksoi se mundësia që të hyjë në Shqipëri është e madhe.

“Ndjejmë një lloj paniku në qytetarët, kjo ndjehet përditë. Ne shohim qoftë jo vetëm përmes kujdesit, por edhe vrapit për të blerë maska, për të blerë detergjentë, për të blerë maska, për të blerë dezinfektantë.

Ndjejmë një lloj shqetësimi midis bluzave të bardha, ndjejmë shumë angazhim nga autoritetet drejtuese, qofshin ato shëndetësore, qofshin edhe tek shërbimi ynë. Fakt deri tani është se nuk kemi asnjë rast të konfirmuar, kemi pasur 12 ose 13 raste të dyshuar, të cilët janë analizuar në Institutin e Shëndetit Publik dhe kanë rezultuar negativ.

Jemi në periudhën e gripit stinor dhe ne kemi 160-170 vizita çdo ditë, midis të cilëve 40-50 janë me sindromë gripale, ku më shumë dhe ku më pak. Sa kohë rreth këtij virusi misterioz ka shumë të panjohura dhe klinika është e ngjashme si dy pika uji në fillimet e saj me gripin stinor, natyrisht që kujdesi është i shtuar.

Por dua të them se vend për panik nuk ka. Ajo që dua të them është se deri dje, konsideroheshim dhe ishim vend me risk të ulët, tani nuk jemi vend me risk të ulët sepse e kemi rreth e qark kufijve tanë dhe mundësia për të hyrë është e madhe, ndoshta punë ditësh, ndoshta punë javësh, gjë që nuk e dëshirojmë, por nuk i shpëtojmë”.

Mirela Milori: Mendoni se është çështje ditësh doktor?

Pëllumb Pipero: Unë mendoj si mjek i vjetër, që nuk është çudi të jetë punë ditësh, punë orësh, punë javësh. /albeu.com/

të fundit

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

5 minutes ago

Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës/ Publikohen momentet tronditëse, u mbajt te shtylla e ndriçimit për të kaluar në rrugën e përmbytur (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…

32 minutes ago

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

1 hour ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

2 hours ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

2 hours ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

3 hours ago