Categories: Uncategorized

Mjeku Pipero: Nuk mund të kthehemi në normalitet pa dalë vaksina e COVID-19

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero tha se masat e hapjes graduale duhet të vazhdojnë. Sipas tij nuk duhet të stepemi përball hapjes së vendit megjithëse sipas tij duhet që qytetarët të bëjnë kujdes.

Pipero ka shtuar se qytetarët duhet të dinë se virusi nuk ka ikur por është midis nesh dhe për këtë arsye duhet të jemi vigjilent.

“Ka dy gjëra të rëndësishme. Tjetër gjë është të kemi numër të rasteve që janë me klinik që paraqesin shenja. Mund dhe është konstante. Duhet t’i ndajmë. Ne nuk duhet të kemi frikë nga hapja graduale e masave. Për sa kohë epidemia është në kontroll por kjo nuk do të thotë të ulim vigjilencën. Duhet të kemi kujdes nëse hyjmë dikur në një mjedis publik. Maskë dhe doreza, të mbajmë distancë. Kujdesi duhet të jetë maksimal. Nuk duhet të stepemi por me ecurinë e epidemisë të respektojmë masat” tha Pipero.

Teksa u ndal edhe tek mënyra e re e jetesës, Pipero tha në “Open” se nuk ka vend për të dramatizuar situatën.

“Unë nuk shikoj se ka vend për të dramatizuar situatën. Tani normalitetit që kemi pasur nuk mund t’i rikthehemi deri në momentin që të kemi një vaksinë. Por nuk ka vend për dramatizime. Unë besoj jam më radikal. Unë nuk jam pro këtyre maskave me ndarje xhami etj, por unë them që mjafton vetëm një maskë, kjo pasi virusi përhapet me anë të spërklave”– tha Pipero.

Më tej mjeku i njohur tha: Duhet të marrim masa që të mos kthemi mbrapa. Edhe masat që merren nga qeveria. Është e domosdoshme për tu thënë qytetarëve që janë disa masa të domosdoshme për sa kohë që nuk kemi një vaksinë. Virusi nuk është zhdukur ai është midis nesh. Duhet të jemi të kujdesshëm me masa maksimale për ta mbajtur larg. Sidomos për të moshuarit dhe të sëmurët kronik. Duhet të jemi të kujdesshëm.

të fundit

Partia Demokratike: Tenderat për menaxhimin e pyjeve po i fitojnë ish-zyrtarët e dënuar

Ditën e sotme, Partia Demokratike, ka denoncuar korrupsionin dhe krijimin e monopoleve në administrimin dhe menaxhimin e pyjeve, kullotave dhe…

6 minutes ago

Përfshihet nga flakët, shkrumbohet banesa dykatëshe në Korçë (FOTO)

Mëngjesin e sotëm, një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Vithkuq të Korçës. Sipas të dhënave, mësohet se…

9 minutes ago

Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje nga Irani do të përballet me forcë edhe më të madhe

Pas sulmeve të forcës ajrore amerikane ndaj tre objektivave bërthamore të Iranit, Ambasada e SHBA në Tiranë, ka shpërndarë mesazhin…

35 minutes ago

Kodrat e Himarës prej 15 orësh në flakë/ Era përhap zjarrin, nis ndërhyrja nga ajri

Prej më shumë se 15 orësh, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat në lindje të qytetit të…

1 hour ago

Mbolli kanabis, arresohet 48-vjeçari në Fier, e pëson dhe babai i tij (EMRI)

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, që vijon me intensitet në gjithë territorin e qarkut Fier, Shërbimet e…

2 hours ago

Do të largohet nga Chelsea, por nuk e ka mendjen aty! Armando Broja publikon foton e papritur

Emri i Armando Brojës është nga më të lakuarit këtë merkato verore. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e ka të sigurt…

2 hours ago