“Ku ka më mirë se kaq. Ne jo vetëm nuk e kemi bërë këtë, por nuk iu kemi bërë tampon edhe njerëzve që kanë qenë simptomatikë…”
Mjeku i njohur urolog, Artan Koni bëri një deklaratë të fortë lidhur me koronavirusin.
Ai theksoi se në vendin tonë tamponët bëhen vetëm kur pacienti është shumë rëndë dhe në këtë rast, sipas tij, është e kotë të harxhohet tamponi, pasi dihet që personi do të përfundojë në spital.
Koni deklaroi se ka pasur raste që në Shqipëri nuk iu është bërë tamponi personave simptomatikë.
“Komiteti Teknik doli me një vendim se duhet bërë tampon, nëse plotëson disa kritere. Por, nëse unë plotësoj ato kritere, do të thotë që do të përfundoj në spital. Atëherë mos ma bëj fare tamponin, se ky nuk quhet gjurmim, por kurim.
Gjermania ndalonte njerëzit në rrugë, iu bënte testin dhe iu thoshte se nëse do të dilnin pozitivë, do t’i merrnin në telefon. Kështu kanë bërë dhe vendet e tjera.
Ku ka më mirë se kaq. Ne jo vetëm nuk e kemi bërë këtë, por nuk iu kemi bërë tampon edhe njerëzve që kanë qenë simptomatikë.
Ne iu jemi përgjigjur vetëm rasteve kur rasti ka qenë shumë rëndë.
Po kur është shumë rëndë pse duhet ta harxhojmë tamponin, dihet që ka Covid, duhet ta marrim ta çojmë në spital”, u shpreh ai në emisionin “Kjo Javë” në “News24”.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…