Categories: Uncategorized

Mjeku: Maskat janë të domosdoshme, COVID-19 del nga rrugët e frymëmarrjes

Doktor Genc Sulçebe, mjek në fushën e imunologjisë e cilëson si të domosdoshme mbajtjen e maskës për tu mbrojtur nga virusi Covid-19. Në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, Doktor Sulçebe argumenton se përse është pro mbajtjes së maskave gjatë kësaj kohe.

“Ky virus del nga rrugët tona të frymëmarrjes dhe duke vënë mask. Mbajtja është e domosdoshme, maskat nuk kanë të domodsoshme vetëm për personelin mjekësor.

Është një respekt për njeriun që ne takojmë, pengon që t’ia transmetojmë virusin dikujt tjetër. Maskat duhen mbajtur, ndërkohë kur jemi jashtë dhe nuk ka njerëz apo kemi dy metra distancë nuk ka nevojë por në ambiente të mbyllura duhen patjetër. S’ka vend për dyshim.”– thotë Sulçebe në Përballë.

Por sa ndikon ushqimi në forcimin e imunitetit? Doktor Genc Sulçebe rekomandon ushqim të shëndetshëm, më së shumti frutat dhe zarzavatet por nuk i përjashton edhe vitaminat gjatë kësaj periudhe.

“Ndikon, kequshqyerja ndikon patjetër. Duhet gjetur një ekuilibër mes komponentëve të ndryshëm të ushqimit,. Natyrisht duhet ushqim i pasur me proteina, nuk rekomandohen yndyrnat. Po ashtu duhet një përpjestim i mirë i zarzavteve dhe frutave, të kemi fruta dhe zarzavate më shumë se 50% të ushqimit tonë.

Dieta mesdhetare është optimalja. Në këtë periudhë kohore që po dalim nga dimri ne kemi mungesë vitaminash, veçanërisht vitaminën D ndaj marrja e tyre, e multivitaminave është e rekomandushme, nuk humbim gjë. Aq më tepër që kemi dhe virusin që qarkullon dhe na duhet sistemi i fortë imunitar. Do t’i rekomandoja. – thekson Doktor Sulçebe.

Në intervistën për gazetarin Lutfi Dervishi Doktor Sulçebe thotë se nuk do ta rekmandonte vaksinën pa bërë më parë testin sierologjik ( antitrupave).

“Nëse ke antitrupa s’ka nevojë për vaksinë. Duhet bërë testi para se të bëhet vaksina. Pra nuk ka nevojë të bëjmë vaksinën nëse kemi prani antitrupash.” – tha Doktor Sulçebe. /albeu.com/

të fundit

Partia Demokratike: Tenderat për menaxhimin e pyjeve po i fitojnë ish-zyrtarët e dënuar

Ditën e sotme, Partia Demokratike, ka denoncuar korrupsionin dhe krijimin e monopoleve në administrimin dhe menaxhimin e pyjeve, kullotave dhe…

5 minutes ago

Përfshihet nga flakët, shkrumbohet banesa dykatëshe në Korçë (FOTO)

Mëngjesin e sotëm, një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Vithkuq të Korçës. Sipas të dhënave, mësohet se…

7 minutes ago

Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje nga Irani do të përballet me forcë edhe më të madhe

Pas sulmeve të forcës ajrore amerikane ndaj tre objektivave bërthamore të Iranit, Ambasada e SHBA në Tiranë, ka shpërndarë mesazhin…

34 minutes ago

Kodrat e Himarës prej 15 orësh në flakë/ Era përhap zjarrin, nis ndërhyrja nga ajri

Prej më shumë se 15 orësh, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat në lindje të qytetit të…

1 hour ago

Mbolli kanabis, arresohet 48-vjeçari në Fier, e pëson dhe babai i tij (EMRI)

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, që vijon me intensitet në gjithë territorin e qarkut Fier, Shërbimet e…

2 hours ago

Do të largohet nga Chelsea, por nuk e ka mendjen aty! Armando Broja publikon foton e papritur

Emri i Armando Brojës është nga më të lakuarit këtë merkato verore. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e ka të sigurt…

2 hours ago