Categories: Uncategorized

Mjeku: Koronavirusi zhduket për pak javë në Shqipëri, rikthehet pas pushimeve verore

Me ardhjen e verës, COVID-19 do të largohet dhe nuk pritet të rikthehet të paktën deri në nëntor-dhjetor, kur nis sezoni i gripit. Kështu shprehet Genc Sulçebe, imunolog. Doktori i njohur thotë se, mund të themi që Shqipëria e ka kaluar këtë virus dhe parashikimet janë mjaft optimiste.

“Edhe parashikimet më optimiste nuk do të jepnin këto shifra. I ka ngjarë një epidemie të zakonshme gripi. Ka një vdekshmëri 1 për 1 mijë, dhe vdekshmëria është më e vogël se e një gripi të zakonshëm”, tha z. Sulçebe duke folur për Euronews Albania.

Të lidhura

None found

Prekjen e Shqipërisë në këto nivele, ai e shpjegon me një sërë faktorësh. “Janë shumë faktorë, por më i rëndësishmi ishin masat e ndalimit të qarkullimit dhe kontaktit, pasi u pengua qarkullimi i virusit. Ka të bëjë klima, ka të bëjë konstruksioni imunitar dhe gjenetik i popullatës. Kemi Greqinë dhe Bullgarinë që janë në kontrast me vendet e tjera perëndimore të Evropës”, u shpreh imunologu.

Mjeku thotë se nuk do të ketë të papritura në të ardhmen me lehtësimin e masave, duke shtuar se do të duhen të kalojë një muaj pa raste të reja për të konfirmuar zhdukjen e coronavirus. Por, nga ana tjetër, z. Sulçebe nënvizon se jemi ende larg krijimit të imunitetit të popullatës.

“Jemi ende larg asaj për qindjes së popullatës që ka krijuar imunitet. Në vendin tonë, kjo shifër nuk mund të jetë më tepër se 3%. Virusi do të jetë në qarkullim për një kohë të gjatë deri sa të krijohet një përqindje prej 50% e popullatës me imunitet’, deklaroi ai.

Z. Sulçebe tha më tej se, temperaturat e larta do të kufizojnë më mënyrë të theksuar transmetimin e virusit dhe nuk pritet rikthimi i COVID-19 të paktën deri në nëntor-dhjetor kur nis dhe sezoni i gripit. Ai thotë se, tashmë është mësuar se, virusi është një infeksion shumë i ngjashëm me gripit, por kjo nuk mund të thuhej në fillim për shkak se ishte e panjohur./Euronews

të fundit

Akuzohet se falsifikoi dokumente për 9 vite, Prokuroria çon për gjykim noteren në Fier (EMRI)

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq noteren Anila Haxhiu, e cila akuzohet për falsifikim të…

3 seconds ago

VIDEO/ Polemika në Kategorinë e Parë: Pogradecit nuk iu njoh goli, vendimi i arbitrit dhe anësorit shkakton debat

Pogradeci - OrikuNdeshja Pogradeci – Oriku, e luajtur në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, ka përfunduar me rezultatin 0 - 0 e…

4 minutes ago

Dodge zbulon Charger-in Mopar ’27 për 90-vjetorin, prodhimi kufizohet në 270 makina

Dodge ka prezantuar Mopar ’27 Dodge Charger, një edicion të kufizuar të krijuar për të shënuar 90-vjetorin e Mopar, markës…

4 minutes ago

Arnis Ademi, mbrojtësi i ri i Fiorentinës pranë debutimit në Serie A: Kosova më kontaktoi dhe kam lidhje të veçanta emocionale

Kombëtarja e Kosovës ka nisur punën për ta bindur edhe mbrojtësin e talentuar të Fiorentinës, Arnis Ademi. Këtë e ka…

15 minutes ago

Barcelona shqyrton shitjen e Baldes dhe ndjek dy kandidatë për zëvendësimin e tij

Barcelona po e konsideron largimin e Alejandro Baldes në afatin kalimtar të janarit si një mundësi për të krijuar hapësirë…

15 minutes ago

Flavio Bolsonaro arrives in Miami with his family after traveling through Argentina and Ecuador and obtaining a US visa

Flavio Bolsonaro ka mbërritur në Miami të Floridës, së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, pas humbjes në…

21 minutes ago