Categories: Uncategorized

Mjeku Kalo me apel të fortë: Populli është drobitur nga zhagitja 30-vjeçare

Me anw tw njw postimi nw Facebook, mjeku i njohur Tritan Kalo u ka dhwnw njw mesazh tw fortw shqiptarwve dhe politikanwve.

Kalo thekson se “Kohët covidiane” ishin, janë dhe do të mbeten kohë sfidash me të panjohurën por jo të pamposhtshme.

Të lidhura

None found

“KOHA kërkon nga DREJTUESIT e këtij vendit një VLERËSIM real moralo-monetar të asaj, që MANTELBARDHËT ofrojnë së bashku me të gjithë stafet e tyre, në përballjen me sfidat e SHËNDETËSISË Publike apo jo Publike”- thekson ai.

Mesazhi i Kalos:

MENDIMI i paraprin VEPRIMIT….KURRË mos përllogarit si përparësi përftimin tënd prej tyre, POR vetëm e vetëm përftimin socio-ekonomiko-politik të një populli e të një vendi, të drobitur nga zhagitja 30 vjeçare PSEUDO-DEMOKRATIKE….

PPP-ja e vetme në DEMON-KRACINË tonë e njohur dhe e mbështetur fuqimisht nga unë ishte, është dhe mbetet: “Puna, Përkushtimi dhe Profesionalizmi.”….Të dalësh në ekrane apo të shkruash në portale apo në shtypin e shkruar duke përsërisëtitur atë çka të tjerët kanë shprehur mbi një dukuri shoqërore, politike apo profesionale, pa “e kriposur” këtë me ide dhe mendime të tuat, tingëllon si një përsëritje jo e keqe e tyre, POR në perceptimin tim gjurmëzimet në kujtesën shoqërore, që ato lenë për ty si individ socio-profesional, janë të sipërfaqëshme dhe shpesh jo shumë bindëse….”

Kohët covidiane” ishin, janë dhe do të mbeten kohë SFIDASH me të panjohurën POR jo të pamposhtshmen….NDOSHTA këto mendime dhe veprime të tuat disa herë nuk mirë-përceptohen si dhe sa duhet, POR ajo që ka më shumë rëndësi është gjurma/impakti që ato lenë në mbrothësimin shoqëror, shëndetsor, ekonomik apo politik të vendit…

Kohë të tilla vunë në pah jo pak vanitete e protagonizma të rremë, POR ato njëkohësisht ngulitën në kujtesën e popullit punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e heronjve të vërtetë të rrethanave të tilla jo të kërkuara, por veçse të imponuara nga koha….

UNË në këto raste vlen shumë pak para përemrit NE, sepse vetëm e vetëm puna dhe shpirti i një bashkësie profesionistësh e bën diferencën mbi unin protagonist jo meritor.….KOHA kërkon nga DREJTUESIT e këtij vendit një VLERËSIM real moralo-monetar të asaj, që MANTELBARDHËT ofrojnë së bashku me të gjithë stafet e tyre, në përballjen me sfidat e SHËNDETËSISË Publike apo jo Publike….

KURDOHERË edhe në “Kohët jo Covidiane” në Bashkëpunim dhe në Mirëkuptim me JU, Bashkëqytetarë të këtij vendit të begatë, NE do ja dalim mbanë….Ju duam, Ju respektojmë dhe Ju morëpresim në çdo kohë, NËSE ju nevojitet ndihmesa jonë…PARA nesh kemi VERËN plot diell e ngrohtësi…Le të depërtojnë ndërkohë edhe në mendimet e në shpirtërat tanë sa më shumë Diell e Ngrohtësi!!! /albeu.com/

të fundit

Mbappe shënon ndaj të 24 kundërshtarëve të tij në La Liga

Kylian Mbappe ka arritur një tjetër rekord në La Liga, pasi ka shënuar ndaj çdo kundërshtari me të cilin është…

3 seconds ago

Demokratët Europianë kërkojnë hetim të pavarur për pretendimet pas protestës në Tiranë: Tortura nuk ka vend në Europë

Demokratët Europianë kanë reaguar lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për pretendimet…

9 minutes ago

Përplasje në një kafene me Endrit Shabanin/ Të rinjtë e ofendojnë, Avokati i Popullit: Më filmuan teksa isha me prindërit

Disa të rinj janë përballur me Avokatin e Popullit, Endrit Shabani, teksa ky i fundit ndodhej në një kafene duke…

10 minutes ago

Real Madridi triumfon bindshëm ndaj Racing Santanderit dhe regjistron fitoren e gjashtë radhazi

Real Madridi ka regjistruar fitoren e gjashtë radhazi, këtë herë në udhëtim te Racing Santander.“Los Blancos” zhvilluan një tjetër sfidë…

18 minutes ago

Sllaveski: Alta Bank customers have withdrawn 2 million euros; weekly limit set at 10,000 denars

Në konferencën e sotme të jashtëzakonshme për shtyp, guvernatorit Trajko Sllaveski foli lidhur me funksionimin e Alta Bankës në Maqedoni.…

35 minutes ago

Students accept new subsidy model but demand that two conditions be met

Studentët kanë dhënë përgjigjen e tyre për modelin e ri të subvencionimit të ushqimit studentor. „Rezistenca Studentore“ e pranon propozimin…

36 minutes ago