Nderkohe qe ne vend shtohen rastet e reja me koronavirs e mjerisht edhe numri i viktimave qe e humbasin betejen me virusin e rrezikshem,mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo ka bere serish nje apel per gjithe shqiptaret.
Teksa shkruan se mjeket tashme nuk kane me as fudnjave e as festa, por jane te perkushtuar ne vijen e pare te betejes ne ndihme te te semureve, ai kerkon nga qytetaret bashkepunim, ndergjegjesim dhe rritje te kujdesit.
“KEMI ende udhë për të bërë në përballjen me sfidën Sars-Cov2/Covid-19, ndaj KURRË mos e humbisni mirëbesimin ndaj punës dhe profesionalizmit tonë….”- shkruan ai.
Mesazhi i Kalos
KOHË KOVIDIANE….Fundjavë 5–6 Shtator 2020….Prej regjistrimit të rasteve të para të infektuara nga Sars-Cov2/Covid-19, në kalendarin e Mantelbardhëve e jo vetëm të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive/Covid-1 në QSUT “Nënë Tereza”, janë hequr fundjavat dhe ditët e Festave…..Një ekip që përparësi të tij ka Punën, Profesionalizmin dhe Përkushtimin, për t’i shërbyer mundësisht sa më mirë të sëmurëve të prekur nga kjo “flamë mbarëbotërore”…..Puna e konceptuar dhe e zbatuar si një ekip i vetëm, ka dhënë, po jep dhe kurdoherë do të japë më shumë frute, në dallim me protagonizmin individual jo të rrallëshfaqur në këto muaj të Pandemisë….Jemi kurdoherë për ju në krye të MISIONIT tonë FISNIK….Nga të gjithë JU kërkojmë më shumë NDËRGJEGJËSIM e PËRKUJDESJE ndaj vetes, si dhe KUJDES ndaj të afërmve tuaj kudo dhe për çdo çast….NUKU është aspak e vështirë dhe e pamundur zbatimi i rregullave të higjenës individuale, kolektive dhe të mjedisit ku gjallojmë, distancimi fizik kur është e mundur, si dhe mbajtja e maskave në mjediset e mbylluara ose aty ku ka grumbullime….KEMI ende udhë për të bërë në përballjen me sfidën Sars-Cov2/Covid-19, ndaj KURRË mos e humbisni mirëbesimin ndaj punës dhe profesionalizmit tonë….KUJDES e DROJË po e vetëm po, PANIK jo e vetëm jo…JU DUAM dhe shpresojmë shumë në mirëkuptimin tuaj të kurdokohshëm….Together forever!!!
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…