Categories: Uncategorized

Mjeku italian ka një thirrje për qytetarët: Në Itali nuk ka të vdekur nga koronavirus

“Koronavirusi është më shumë si grip i rëndë dhe jo një murtajë.”

Mjeku i spitalit infektiv të San Martinos ka bërë thirrje që njerëzit të mos alarmohen nga koronavirus sepse të gjithë po lëndojnë veten.

“Ne duhet të jemi të sigurtë, siç kam qenë që nga fillimi. Koronavirusi është më shumë si grip i rëndë dhe jo një murtajë”, tha Matteo Basseti.

Prej disa ditësh, ai përsërit që njerëzit të qëndrojnë të fortë dhe të kenë një mendje të qetë

“Unë jam pranë familjeve të viktimave, por më lejoni të them që në Itali nuk ka asnjë pacient të vdekur nga koronavirus. Kur njëri hyn në spital nga sulmi në zemër dhe vdes nga koronavirus, në fakt ai nuk ka vdekur nga koronavirus por nga sulmi në zemër.

Nëse njëri gjendjet i vdekur në shtëpi, ashtu siç ndodhi në zonën e Lombardisë, kush e di që vdiq nga koronaviru? Për ta thënë qartë, askush nuk ka vdekur në Itali nga koronavirus. Është një formë e rëndë virale, por ka ndikim më të madh se Sars”, u shpreh mjeku infeksionist.

Edhe për të moshuarit, Matteo bën thirrje që të qëndrojnë të qetë dhe nuk është e nevojshme që të vishen maska.

Ashtu siç informon OBSH, mjeku thekson se larja e duarve është shumë e rëndësishme. I pyetur përse është i vetmi që thotë se nuk ka viktima nga koronavirusi në Itali, mjeku tha:

“Në 90% të rasteve, sëmundja nuk është serioze. Unë nuk kam shpikur asgjë: numri i të prekurve në Kinë na tregon se vetëm 2% kanë vdekur. Pneumonia normale që trajtojmë në spital ka një shkallë vdekshmërie prej 4-5%, dy herë më shumë se koronavirusi. Ju absolutisht nuk duhet të keni frikë.”

të fundit

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

36 minutes ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

1 hour ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

2 hours ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

2 hours ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

2 hours ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

3 hours ago