I ftuar në emisionin italian “Live – Non è la dʼUrso”, mjeku i OBSH, Walter Ricciardi tha se koronavirusi ende po studiohet, por dha disa këshilla që duhet të zbatohen patjetër në mënyrë që të minimizohet transmetimi i këtij virusi kaq ngjitës.
“Virusi transmetohet nga kontakti, nga ndërveprimi fizik mes njerëzve. Prandaj është shumë e rëndësishme të qëndrosh në shtëpi dhe akoma më e rëndësishme të lash duart.
Kur dikush del jashtë dhe prek objekte, në autobus apo ashensor, ekziston rreziku që fillimisht t’i ketë prekur dikush i sëmurë, të ketë kollitur apo teshtitur mbi to. Kështu virusi mund të transmetohet”, -është shprehur ai.
“Për të shmangur transmetimin, të gjithë ata që janë të detyruar të dalin, kur kthehen në shtëpi, duhet t’i lënë këpucët dhe rroba në një ambient të veçuar, mundësisht jashtë shtëpisë”, -është shprehur Ricciardi, duke shtuar se COVID-19 është një virus i ri ende i panjohur dhe mund të mbijetojë në sipërfaqe.
Mjeku shtoi se praktika e dezinfektimit të rrugëve dhe sipërfaqeve është shumë e rëndësishme, njësoj siç është mbajtja e distancës.
Policia e Tiranës, ka njoftuar se ka nisur procedimin e lirë ndaj një shtetaseje, pronare e një dyqani Exchange, pasi…
Raporti i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit vë në dukje se në shumicën e rasteve, Kadastra injoroi masat dhe…
Këshilli i Ministrave, ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe…
Mbrëmjen e djeshme, një aksident automobilistik është regjistruar aksin Tepelenë-Këlcyrë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në kthesën e fshatit Mezhgoran,…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 84.4 lekë dhe do shitet me…
Ditën e sotme, do vijojë dhe procesi i rinumërimit të kutive të votimit, për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit…