Categories: Uncategorized

Mjeku i njohur mesazh shqiptarëve: Të gjithë bashkë do t’ja dalim!

Infeksionisti i njohur Tritan Kalo ka dhënë një mesazh për shqipatrët në një kohë kur numërojmë 59 persona të prekur me koronavirus, mes tyre dy viktima.

Ai ngre si shqetësim se vetëndërgjegjësimi mbetet ende i çalë.

“Ju kemi informuar dhe kurrë nuk do të lodhemi duke ju informuar, ekipi punëmadh e fjalëpak i shërbimit të sëmundjeve infektive po ju gjendet pranë në çdo minutë të ditës. Qëndroni në shtëpi dhe respektoni rregullat e distancimit social, për t’i ngadalësuar vrullin e përhapjes Covid-19… pak ose më mirë aspak politikë e politizim të gjithçkaje”, shkruan Kalo.

Ai thotë se koha lyp vetëm e vetëm bashkëveprim dhe bashkëpunim, për të kapërcyer me sa më pak humbje njerëzore këtë “flamë botërore”.

“Shuplakat tona ndaj sistemit apo politqenërve të këtyre 30 viteve demon-kraci, do të kemi mundësi t’i përdorim që në zgjedhjet më të afërta. Në ndërkohë më shumë dashuri e respekt për njeri tjetrin, sa më pak dasi në mendimet dhe në qëndrimet tona, përkundrejt armikut të përbashkët, tinzarit Covid-19”, deklaron mjeku i njohur.

Më tej shton se pas fitores së kësaj beteje, shpreson dhe uron që të ketë vullnet dhe dëshirë për të bërë ndryshimet e duhura në këtë sistem të dështuar, që nga mënyra e instalimit të tij po ashtu edhe përgjatë 30 viteve të një tranzicioni asfiksues, për burimet njerzore, natyrore dhe zhvillimore të nënlokes Shqipëri.

“Punë, përkushtim e profesionalizëm nga kushdo dhe kudo. E vetmja PP dobiprurëse për kapërcimin e kësaj situate… optimizmi ynë kërkon mbështetjen dhe mirëkuptimin nga të gjithë ju… së bashku do t’ia dalim!!!”, thotë në mbyllje Kalo. /albeu.com/

të fundit

Aksidentet fatale në rrugët e Shqipërisë/ Avokati Alban Duraj: Shoferëve duhet t’u bëhet “testi i idjotit” çdo 5 vjet

Mëngjesin e sotëm në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ishte i ftuar avokati Alban Duraj, i cili foli…

3 minutes ago

Vijon zjarri në pyllin me pisha të Pish Poros

Zjarri i nisur një ditë më parë në pyllin me pisha të Pish Poros në njësinë administrative Novoselë, vazhdon edhe…

6 minutes ago

Adriatik Lapaj: Refuzova dy herë të isha pjesë e qeverisë së re në shtator, një person i njohur në Tiranë m’u afrua dhe…

Në një intervistë për News24, Adriatik Lapaj, ka rrëfyer se në muajin qereshor, pak pas zgjedhjeve të 11 majit, ka…

41 minutes ago

Humbja në debutim pas golit të sulmuesit shqiptar, Ten Hag përballet me realitetin te Leverkuseni

Bajer Leverkusen, pësoi një humbje befasuese 2-1 ndaj Hofenhajmit, në ndeshjen e parë të Erik ten Hag në Bundesligë si…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 26 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro, blihet me 96.6…

2 hours ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë, sipas Shërbimii Meteorologjik Ushtarak, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i…

2 hours ago