Studentja shqiptare e kthyer nga Wuhan, aty ku ishte edhe vatra e parë e Coronavirus, pas kthimit në Shqipëri është përballur me shumë paragjykime.
E ftuar në emisionin “ Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus Silva Doçi rrëfeu mes emocionesh se në rrjetet sociale e kanë parë si një “rrezik” për përhapjen e virusit në vendin tonë.
None found
“Në fillim njerëzit nuk më njihnin. Kur erdha u prita nga një person i Institutit të shëndetit publik në aeroport. Duhet të firmosja disa dokumenta, ata duhet të merrnin një kopje të dokumentave që unë solla nga Turqia.
Familja më ka pritur shume ngrohtë, por kam parë në rrjetet sociale që ka patur edhe persona jo shumë mikëpritës me komentet e tyre që kjo është mbartëse e coronavirusit, kjo do të na sjelli coronavirusin nga Kina.
Komente të tilla që unë nuk ju vë shumë rëndësi dhe i konsideroj si keqadashëse”, përfundoi Silva.
Pas kësaj deklarate, mjeku I njohur Infeksionist Pëllumb Pipero i ka dhuruar një përqafim studentes, si një mesazh për të ndjekur faktet dhe jo mitet.
Ndërsa në një lidhje skype nga Firenze, farmacistja shqiptare Arta Nikaj u shpreh se situata është alarmante. Duke lidhur një analogji me situatën në Shqipëri, Nikaj shtoi gjithashtu se edhe në Itali ka një krizë për mjetet dezinfektuese si dhe maskat mbrojtëse.
Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…
Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…
Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…
Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…
Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…