Ndërkohë që bëhet thirrje për jo panik pasi virusi COVID -19 nuk është shumë i rrezikshëm, një ish-mjek ka dhënë alarmin.
Një ish mjek i sistemit shëndetësorë britanik, NHS, I bllokuar aktualisht në Italinë e goditur nga koronavirusi i është lutur qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që ‘të mbyllë gjithçka’ në vazhdën e përpjekjeve për të luftuar infeksionin e rrezikshëm.
Profesori Mohamed Abu Hilal, i cili tani punon në Brescia, në veri të Italisë, u bëri thirrje zyrtarëve të NHS që të përgatisin më shumë shtretër, mjekë dhe infermierë, duke i nxitur të marrin masa paraprakisht, nisur nga “fiaskoja”, siç thotë ai, e vendit më të infektuar në Evropë.
“Miqve të mi anembanë globit! Covid 19 është serioz, duket sikur jemi në luftë! Njerëzit po vdesin dhe jo vetëm të moshuarit. Shtretërit e spitaleve janë plot!
Qeveritë duhet të mbyllin çdo gjë, të përgatisin shtretër të rinj, ventilatorë, anti-virale, mjekë e infermierë. Njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi”, ka shkruar doktor Abu Hilal.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…
Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…
Benjamin Pavard ka shënuar në debutimin e tij me Marsejën. 29-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës pas gjuajtjes me kokë në…
Humbja e motrave Dhimaku në një aksident rrugor ishte ndër ngjarjet tragjikë që tronditën vendin këtë verë. Dy jetë të…
E hëna, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi do të mbledhë kryetarët e grupeve parlamentare për të përcaktuar emrat në kryesitë…
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Nepalit, Sushila Karki, është bërë kryeministrja e përkohshme e vendit, pasi protestat vdekjeprurëse kundër…