Categories: Uncategorized

Mjeku epidemiolog ndan lajmin e mirë për COVID-19, po ndodh në shumë shtete të botës

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti vijon të sjellë lajme të mira rreth ecurisë së Covid-19 në mbarë botën, ku së fundmi thotë se në shumë shtete të botës ka rënë shkalla e vdekshmërisë në raport me muajin mars-prill.

Lajmin ai e bën të ditur në një postim në rrjetet sociale.

Alimehmeti sjell shifrat e disa shteteve, ndersa ndalet në SHBA, ku thotë se edhe pse infektimet janë dyfishuar, tashmë vdekjet janë ulur ndjeshëm edhe aty.

Ai gjithashtu apelon që të kemi ende kurajë dhe të ndjekim rregullat të cilat na ruajnë nga infektim i Covid-19. “Forca miq! Sinjalet janë të mira nga shumë anë! Shtrëngoni dhëmbët edhe pak dhe ruhuni sa më shumë, sepse nuk ka trajtim më të mirë se parandalimi”, thotë ndër të tjera mjeku.

Reagimi:

❗“E vërteta nuk kërkon askënd. Ajo pret që ta gjejnë!”
Cit.: Suzy Kassem

✅ Lajme të mira nga shumë shtete miqtë e mi!

✅ Shumica dërrmuese e shteteve që kanë pësuar një valë të parë shfaqin tani një kuadër shumë më të mirë të rezultateve të infektimit nga SARS-CoV-2.

Për këtë nuk duhet t’i mbajmë sytë vetëm te rastet e reja, por t’i shohim ato së bashku me problemin më të lartë të sëmundjes (vdekjet).

Në krahasim me periudhën mars-prill, tashmë në shumicën e shteteve kurba e vdekshmërisë nuk po ndjek më kurbën e rasteve të reja.
Ka një diferencë shumë të dukshme mes tyre.

Konkretisht:
🇨🇵 Francë: numri i rasteve të reja është pothuajse i njëjtë me periudhën mars-prill, por vdekshmëria është krejtësisht e ulët. (Fig. 1)

🇪🇦 Spanjë: numri i rasteve të reja është në rreth 60% të periudhës së mars-prillit, por vdekshmëria është sërish krejt e ulët. (Fig. 2)
❗ Kujtoj që, në verbërinë e saj, Spanja ditët e kaluara ka nxjerrë ushtrinë nëpër rrugë! ❗

🇳🇱 Hollandë: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet shumë, numri i vdekjeve jo. (Fig. 3)

🇨🇿 Çekia: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet shumë, numri i vdekjeve jo. (Fig. 4)

🇧🇪 Belgjika: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 5)

🇩🇰 Danimarkë: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 6)

🇨🇭 Zvicër: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 7)

🇦🇹 Austria: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 8)

🇩🇪 Gjermani: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 9)

🇮🇹 Itali: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 10)
—————————–

E kështu mund të vazhdoja për shumë shtete të tjera, por për efekt gjatësie të mesazhit po ndalem.

👉 Dy raste që do të trajtoj me në veçanti janë SHBA dhe Suedia. Kjo sepse SHBA-të janë krejtësisht kontinent tjetër, si edhe kanë dinamika dhe demografi shumë më ndryshe se Europa, ndërsa Suedia, siç e dimë, nuk ka pranuar mbylljen e shoqërisë (lockdown) kurrë.

🇺🇸 SHBA: numri i rasteve të reja është më shumë se dyfishi i periudhës mars-prill, por vdekshmëria është më pak se gjysma e periudhës mars-prill. (Fig. 11)

🇸🇪 Suedia: ka qenë në rritje rastesh të vazhdueshme deri në fund të qershorit, duke arritur dyfishin e vlerave të mars-prillit, por vdekshmëria filloi të bjerë që në gjysëm të prillit dhe vazhdoi të binte vazhdimisht duke arritur në vlera krejt të ulëta tashmë. (Fig. 12)

Këto dinamika vijnë për shumë arsye të ndryshme (lista nuk është e plotë, pasi mund të ketë edhe arsye të tjera):
👉 Përmirësimi i protokolleve të trajtimit mjekësor
👉 Heqja e medikamenteve pa efekt ose të dëmshme
👉 Rritja e kapaciteteve spitalore, intensive dhe jointensive
👉 Integrimi i mjekut të familjes në trajtimin e hershëm
👉 Rritja e eksperiencës së stafit mjekësor në diagnostikimin dhe trajtimin e COVID-19
👉 Përshtatja e virusit me njeriun, përmes mutacioneve të tij. (Literatura shtohet përditë në këtë drejtim dhe do të fokusohem më shumë në një tjetër postim)

✅ Edhe OBSH-ja jep për herë të parë një lajm inkurajues duke treguar ngadalësimin në nivel botëror të coronavirusit, me 5% më pak infektime dhe 12% më pak vdekje në javën e fundit në krahasim me javën paraardhëse. (Fig. 13) (http://www.gazetadita.al/obsh-jep-lajmin-e-mire-koronavir…/…)

❗ Kujdes, pasi ky ngadalësim nuk vlenë për shtetet si Shqipëria që nuk e kaluan valën e parë, për shkak të mbylljes së plotë dhe shumë të shpejtë, po e kalojnë në këtë periudhë situatën e valës së parë që, megjithatë, edhe në këto shtete është më e butë në krahasim me rezultatet që do të kishim po ta goditeshim nga vala e parë në mars-prill.

Forca miq!
Sinjalet janë të mira nga shumë anë!
Shtrëngoni dhëmbët edhe pak dhe ruhuni sa më shumë, sepse nuk ka trajtim më të mirë se parandalimi!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT

të fundit

SPAK zbuloi episod të ri korrupsioni/ Meta: Mbaj Përgjegjësi vetëm për vete, jo për kushërinjtë!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagon pasi në media u raportua se SPAK zbuloi një tjetër rast të…

3 minutes ago

PS kërkesë KAS-it për procesin e rinumërimit: Të llogariten edhe votat në rastet…

Partia Socialiste ka kërkuar nga KAS që gjatë procesit të rinumërimit të llogariten si vota për kandidatët edhe rastet kur…

32 minutes ago

Hakerët s*lmuan faqen online, Bashkia Tiranë: Pezullohet regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

Faqja e Bashkisë së Tiranës, u sulmua dhe doli jashtë funksionit nga gripi i hakerave “Homeland Justice”. Kjo ka sjellë…

60 minutes ago

Jam vëllai i Plarent Ndrecës që punon në ministri, më jep 4 mln lekë për të punësuar djalin inspektor mjedisi

Një dosje hetimore që mban Nr.586 e rregjistruar në SPAK ka pasur si subjekt gjykimi shtetasin Dritan Lleshi alias Dritan…

1 hour ago

Sali Berisha paralajmëron protesta brenda dhe jashtë vendit

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë një tjetër deklaratë të fortë në lidhje me zgjedhjet e fundit në Shqipëri,…

2 hours ago

“Për Zotin, nuk ka prova!” Shtyhet gjyqi, avokati: Ilir Meta s’ka asnjë pasuri në planetin Tokë. Inkuizicion ndaj tij, 8 muaj në qeli

“Sot bëhen tetë muaj, duhet të jetë i madh shqetësimi juaj”, u tha gazetarëve avokati i ish-Presidentit të vendit Ilir…

2 hours ago