Categories: Uncategorized

Mjekja shpjegon dallimin mes virozave të stinës dhe COVID-19: Shqiptarët nuk e besojnë

Shpesh njerëzit ngatërrohen dhe gabimisht mendojnë se mund të jenë prekur nga koronavirusi.

Dallimin mes simptomave të virozave stinore dhe simptomave të covidit e bën vetëm mjeku.

Të lidhura

None found

Mjeka Diana Hysi tregon se fatkeqësisht 80% e qytetarëve nuk besojnë tek covid, por që këshilla e saj kryesore është të mbrohemi duke vazhduar jetën dhe kjo mund të bëhet vetëm duke mbajtur maskë.

“Mbajtja e një maske të zakonshme në çdo vend që ti shkon është shpëtim për të gjithë ne. Vetëm duke e vënë tjetrin përballë rregullit do kemi një mundësi që të shkëpusim zinxhirin e transmetimit në minimum”, u shpreh mjekja.

Nga mesi i muajit qershor është rritur në mënyrë të menjëhershme numri i personave të cilët kanë filluar të shfaqin simptoma të virozave të stinës apo të Covid, duke nisur telefonatat me mjekun e familjes.

Mjekja Diana Hysi këshillon çdo qytetar që ndjen një ndryshim në gjendjen shëndetësore, të telefonojë menjëherë mjekun e familjes por të mos i drejtohet spitalit. Thirrja e mjekes për të gjithë qytetarët është mbajtja e maskës si e vetmja mënyrë e mbrojtjes që kemi.

Gjatë muajit të fundit, pas hapjes, janë shtuar ndjeshëm rastet me covid në vendin tonë. Simptomat e covid janë lehtësisht të ngatërrueshëm me simptomat e virozave të stinës, gjë që mund të shkaktojë shqetësim në momentin që nuk mund të bëhet dallimi.

Mjekja Diana Hysi shpjegon për Report Tv se ndryshimi mes simptomave të virozave stinore dhe Covidit e bënë vetëm mjeku.

“Zakonisht në verë virozat janë gastointesinale që shoqërohen me dhimbje të stomakut, me të vjella, me diare, me temperaturë”, tha ajo.

“Ka viroza të sistemit respirator në këtë kohë që janë më të pakta. Kjo është shumë e vështirë që të bëhet nga vetë pacienti. Secili nga pacientët apo njerëzve që ndjejnë një diskonfort që konstaton që nga temperatura, lodhje e vogël, dhimbje e vogël e fytit, ikje e zërit duhet të telefonojnë mjekun e familjes pa dalë nga shtëpia fare”, deklaroi mjekja Diana Hysi.

Mjekja kërkon mirëkuptim të pacientëve që u kërkohet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi mjeku duhet ta ndjek pacientin në vazhdimësi, për të bërë një dallim mes simptomatologjisë së covid dhe jo covid.

“Në ditë e parë apo të dytë është shumë e vështirë, nëse ne nuk kemi një tampon. Duhet ta ndjekim në vazhdimësi prej disa ditësh pacientin dhe nëse e shikoj të arsyeshme, nga simpotamet ne e referojmë tek epidemiologu”, tha mjekja Hysi.

të fundit

Trepça sqaron ngjarjen: 63 minatorë u bllokuan nga avaria në sistemin 35 kV, dolën në dy faza

Trepça ka reaguar lidhur me bllokimin e 63 minatorëve në një minierë, se kjo ndodhi për shkak se dje, ka…

4 minutes ago

Berisha në Kuvend: Socialistët janë bërë bashkëfajtorë në çështjen e Vlora Hysenit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pari që mori fjalën sot në Kuvend, ndërsa u ndal te skandali…

9 minutes ago

Nikolloski: Rritja e trafikut ajror e afron Maqedoninë drejt 4 milionë pasagjerëve

Trafiku ajror në Maqedoni po përjeton një rritje të ndjeshme dhe, sipas Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski, rezultatet…

10 minutes ago

Sondazhi në Portugali jep verdiktin për të ardhmen e Ronaldos me kombëtaren

Cristiano Ronaldo lëshoi një deklaratë të gjatë të martën në lidhje me skandalin që ka tronditur ekipin kombëtar portugez. Kapiteni…

16 minutes ago

As fotografi me Messin, as fanellë”, Gernot Rohr kritikon Argjentinën pas miqësores

Përzgjedhësi i Beninit, Gernot Rohr, ka kritikuar Argjentinën për mënyrën se si u trajtua skuadra e tij pas miqësores së…

22 minutes ago

VIDEO/ Tensione te protesta para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë

Tensione dhe përplasje janë regjistruar para Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohet protesta e opozitës kundër Reformës Administrativo-Territoriale. Në mesin…

26 minutes ago