Pak ditë më parë Partia Demokratike miratoi udhëzimin që i hap rrugë procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet nga anëtarësia.
Procesi përbëhet nga katër faza dhe me miratimin e tij, PD thotë se ka hapur “de facto” fushatën elektorale. Udhëzimi parashikon ngritjen e një komisioni të vlerësimit të kandidaturave, që do të drejtohet nga Genc Ruli.
Ndërkohë në qytetin e Elbasanit, ku ndahen 14 mandate deputetësh, është zbardhure dhe lista me kandidatët për deputetë, të cilët janë propozuar nga struktura e Partisë Demokratike në këtë qytet.
Në listën prej 26 personash të siguruar nga Faxëeb.al, bie në sy kandidatë të cilët më parë kanë qenë ish-deputetë, ndër to Endri Hasa, Luciano Boci, Aurel Bylykbashi.
Po ashtu PD ka zgjedhur edhe figura me integritet akademik, si janë Gent Shabanaj, mjek; Lorenc Hastopalli – jurist; Zamir Muzhaqi – ish sekretar i pergjithshem i Prefektures; Edmond Bicoku – pedagog fizkulture; Shefqet Deliallisi – ish prefekt; Vangjel Kallajxhiu – jurist; Viktor Bello – ish drejtor Ujesjelles; Elior Vila – pedagog, Dr Informatike; Evald Serreqi – pedagog; Taulant Zeneli – ish drejtor Bashkia Tirane; Qani Xhafa – ish kryetar komune; Durim Cekrezi – ish kryetar komune;
Ndërkohë në listë për deputetë nuk kanë munguar edhe figurat femërore të cilat janë, Zheni Gjergji – mjeke; Nada Krypa – pedagoge Manaxhimi; Sonila Daiu – pedagoge Anglishteje; Eliona Gremi – pedagoge Finance; Mimoza Hasekiu – ish prefekte; Mirela Karabina – aktiviste; Etleva Haxhihyseni – pedagoge; Elsa Gega – pedagoge Marketingu; Majlinda Kaculi – ish anëtare keshilli bashkiak.
Kujtojmë se identifikimi i kandidatëve duhet të mbyllet brenda 31 korrikut, ndërsa faza e dytë, ajo e seleksionimit duhet të përfundojë më 15 shtator, për t’i lënë kohë anëtarësisë së PD-së që të shprehet me votë mbi kandidatët deri më 30 shtator.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…