Categories: Uncategorized

Misteri i aksidenteve të vajzave në familjen Belba, 2 të vdekura dhe një e plagosur në 2 vite

Librazhdi është tronditur nga një ngjarje e rëndë në familjen Belba pasi një foshnje 3 muajshe është gjetur e vdekur nga e ëma mëngjesin e sotëm pasi e kishte lënë në shtëpi pa mikëqyrje teksa kishte shkuar në dyqan për të blerë qumësht.

Janw zbuluar detaje të reja për ngjarjen ku sipas raportimeve, nëna e fëmijës, ishte martuar për herë të dytë pas vdekjes së ish-bashkëshortit, ndërsa bashkëqytetarë të saj thonë se ajo kishte edhe një lidhje jashtë martesore.

Të lidhura

None found

Gjithashtu bashkëshorti i nënës së 8 fëmijëve ndodhet në burg, i denoncuar prej kësaj të fundit për ushtrim dhune në familje.

Dëshmitw thonë se foshnja 3 muajshe nuk ishte krejtësisht vetëm.
Në banesë ndodhej edhe djali i saj adoleshent që po flinte gjumë dhe është zgjuar nga britmat e të ëmës pasi ka parë foshnjen 3 muajshe, të gjinisë femër, pa jetë në karrocën e saj.

Nëna e foshnjës është shprehur se ka shkuar për të blerë qumësht në dyqan, dhe kur është kthyer në banesë e ka gjetur fëmijën e saj pa frymë.

Ndërkohë një mikeshë e zonjës tregon e pikëlluar sesi ndodhi ngjarja:

“Donte t’i jepte gji. Goca ishte pa jetë. Se çfarë ndodhi nuk di gjë?! Unë e kam rritur vetë. Gjynah si e mori zoti. A i ndikuan vaksinat. Ishte djali madh në shtëpi. Ka tetë fëmijë. Sa vajti te supermarketi blejti qumështin e bebes. Dava një ore u largum në të dyja, sesi ja mori zoti nuk e di. Ose nga vaksinat ose ja mori sëmundja e tokës.”- u shpreh zonja.

Por e gjithë dinamika e ngjarjes mbetet e dyshimtë ndërsa pritet që nga hetimet të hidhet më tepër dritë rreth shkaqeve dhe rrethanave në të cilat vdiq sot një bebe vetëm 3 muajshe.

Gruaja është nënë e 8 fëmijëve, ndërsa në familjen e saj tragjeditë vijojnë prej më shumë se vitesh. Dy vajza të vdekura dhe një tjetër e cila shpëtoi mrekullisht pasi ra nga kati i dytë i banesës ku e ëma e kishte kyçur prej 3 ditësh dhe ishte larguar pa adresë.

Ndaj misteret në humbjen e jetëve të fëmijëve në këtë banesë, brenda një harku kohor të shkurtër e bëjnë edhe më tragjike ngjarjen e sotme.

Dy vite me parë, një fëmijë i gjinisë femër, 3 vjeçe u përplas për vdekje nga një makinë afër gjimnazit të qytetit dhe paraprakisht dyshohej se ngjarja ndodhi pasi fëmija ishte pa kujdes prindëror apo të një të rrituri.

Ndërkohë edhe më tronditës është rasti i 4 korrikut të vitit 2019, ku një tjetër vajzë e kësaj familje, 5 vjeçe ra nga ballkoni i shtëpisë, ndërkohë që e ëma e kishte mbyllur brenda për tre ditë, por fatmirësisht shpëtoi mrekullisht.

Në atë kohë u raportua se gruaja ishte larguar në drejtim të Elbasanit duke e lënë vajzën vetëm në banesë. Për të hetuar ngjarjen u thirr në polici, por historia u mbyll pa masa ligjore ndaj saj.

Trupi i foshnjes 3 muajshe të familjes Belba është dërguar për në spitalin e Elbasanit, ku ekspertët mjeko-ligjorë do të bëjnë autopsinë për zbulimin e shkaqeve që çuan drejt vdekjes./faxweb

të fundit

Saimir Korreshi publikon pamjet: Na hoqën mendjen me reformat në arsim, nxënësit në Thanë të Lushnjes mësojnë në kushte çnjerëzore (VIDEO)

Pamje të një gjendje të shkatërruar, janë publikuar nga ambientet e një shkolle në fshatin Thanë, njësia administrative Fiershegan, Bashkia…

15 minutes ago

Monika Kryemadhi bën deklaratën e papritur për Ilir Metën: Më linte të bëja çfarë të doja, jam penduar që…

Ish-kryetarja e LSI-së dhe ish deputetja, Monika Kryemadhi, ka folur për raportet me ish-bashkëshortin e saj, Presidentin e Partisë së…

39 minutes ago

Aksident në Maliq, raportohet për dy të plagosur

Këtë të premte, një aksident ka ndodhur në Maliq, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake, si…

48 minutes ago

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për ish-deputetin Jurgis Çyrbja dhe dy të bashkëpandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme e Apelit,  ka konfirmuar vendimin e mëparshëm të shkallës së parë për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i…

1 hour ago

Berisha njofton datën për protestën e radhës kombëtare: Shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen më të fuqishme që ka njohur vendi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se në datën 8 maj do të jetë protesta e radhës e…

1 hour ago

Afera të tjera korruptive kanë dalë në dritë/ Berisha akuza Ramës: Me mandatet e tij bllokoi arrestimin e Ballukut dhe mbrojti veten

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot (24 prill) nga konferenca e radhës për shtyp, kryeministrin Edi Rama se…

2 hours ago