Categories: Uncategorized

Miratohet vendimi për tamponit e COVID-19 tek privati por vetëm për persona të caktuar

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar sot vendimin për lejimin e kryerjes së tamponit për COVID-19 tek privati, vetëm për ata individë që duan të udhëtojnë jashtë dhe nuk kanë simptoma.

Në këtë kategori do të lejohet testimi vetëm për ata individë, që kanë kërkesë për dokument, që provon se nuk janë të prekur nga SARS-COV2, për të udhëtuar jashtë vendit për pushime apo kur kërkohet nga një shtet tjetër, por nuk kanë indikacion klinik të prekjes nga virusi.

Sipas vendimit, testet do të regjistrohen pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, sipas legjislacionit në fuqi për pajisjet mjekësore dhe do të validohen nga Instituti i Shëndetit Publik.

Njohja e laboratorëve jopublik për këto testime, do të kryhet nga MSHMS, sipas procedurës së miratuar, kushteve dhe standardeve që garantojnë sigurinë dhe cilësinë e laboratorit, testeve dhe metodës së përdorur.

“Në kryerjen e analizave molekulare, vetëm për arsye administrative strukturat jopublike do të raportojnë mbi baza 24 orëshe testimet e kryera.

Laboratori jopublik ka detyrimin të njoftojë menjëherë për rastet positive, Institutin e Shëndetit Publik, i cili do të konfirmojë diagnozën në rastin e rezultatit pozitiv ardhur nga laboratorët jopublik dhe do të referojë për hetim epidemiologjik rastin e konfirmuar.

Saktësojmë se, kryerja e analizës për vendosje të diagnozës, gjurmimi i kontakteve për të mbështetur hetimin epidemiologjik me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit, do të vijojë të kryhet nga laboratorët publikë, nëpërmjet referimit nga numri unik 127 dhe Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor”, deklaron Ministria e SHëndetësisë.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago