Categories: Uncategorized

Ministrja e Ramës i përgjigjet flakë Metës: Jam gati, drejtësia të veprojë!

Ditën e sotme Presidenti Meta ka depozituar në SPAK padinë për ministren Etilda Gjonaj dhe dy zyrtarë të tjerë.

Vetëm pak minuta më parë, ministrja i është përgjigjur flakë për flakë kreut të Shtetit, Ilir Meta.

Të lidhura

None found

Reagimi i Gjonajt:

Sikur të mos i mjaftonte politika e dëshpëruar e dhunës verbale, sot Kreu i Shtetit ka gjetur kohën të paraqitet personalisht me të gjithë stafin e tij në zyrën e sekretarisë të SPAK, për të dorëzuar një kallëzim penal ndaj meje dhe stafit tim.

Në respekt të Kushtetutës dhe pozicionit tim zyrtar me Presidentin, reagimi im do jetë institucional kundrejt akteve të tij. E siguroj se jam gati t’i përgjigjem jo vetëm SPAK-ut ligjërisht po dhe atij vetë publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etik

Pavarësisht absurditetit të kësaj historie, mbetet me rëndësi që Presidenti ka bërë hapin e duhur, njohjen e institucioneve e reja të Reformës në Drejtësi të cilën ai u lodh aq shumë duke e luftuar dhe përbaltur atë dhe cilindo që punon me të, shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Shpresoj që të pranojë punën e tyre edhe ditën kur drejtësia e re dhe SPAK të filloj të godasë në shenjat e njohura botërisht si njolla të Shqipërisë, politikanë dhe zyrtarë të lartë të njohur për korrupsionin dhe krimet e tyre në këtë vend. Koha që drejtësia të veprojë! /albeu.com/

të fundit

Pragu i varfërisë për person rritet në 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet

Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri është rritur më shumë se dyfishi në gjashtë vitet e…

17 seconds ago

Këmbimi valutor 21 Tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të mërkurë një dollar dollar amerikan, blihet me 80.3 lekë dhe shitet me 81.3 lekë. Euro, blihet me 90.3…

3 minutes ago

Netanyahu akuzon Macronin për tolerim të ekstremizmit islamist në Francë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka sulmuar ashpër presidentin francez, Emmanuel Macron, duke e akuzuar udhëheqjen e Francës se nuk ka…

3 minutes ago

Italia miraton paketë të re sigurie pas trazirave: 500 ushtarë shtesë në Milano dhe deri në 12 vite burg

Qeveria italiane ka miratuar një dekret të ri për sigurinë, duke ashpërsuar masat ndaj personave që përfshihen në akte dhune…

4 minutes ago

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me…

14 minutes ago

Peci: Gërvalla më tha se Behgjet Pacolli përmendet në dosjen gjermane për vrasjen e Jusuf Gërvallës

Kryetari i Partisë GUXO, Faton Peci, ka deklaruar se Donika Gërvalla i ka thënë se emri i Behgjet Pacollit figuron…

15 minutes ago