Categories: Uncategorized

Ministrit të Drejtësisë i kërkohet dorëheqja pas skandalit me këshilltarin (VIDEO)

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, të martën ka shkarkuar nga pozita këshilltarin e tij Enis Qerka, pak orë pas raportimit të “Kohës Ditore” se Qerka ka qenë i arrestuar për kontrabandë me narkotikë.

Përmes një postimi në Facebook, ministri Selimi ka njoftuar se Qerka nuk do ta ushtrojë më pozitën e këshilltarit të jashtëm politik të ministrit të Drejtësisë.

Qerka nuk ka pranuar të flasë kur është kontaktuar nga KOHA, por përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se i është bërë gjykim publik, pasi që sipas tij, ai nuk ka qenë i përfshirë në këtë rast dhe se Prokuroria i ka pushuar hetimet ndaj tij.

Enis Qerka ishte arrestuar më 2018 në kufirin Kosovë-Maqedoni nën dyshimin se ishte i përfshirë në kontrabandimin e 113 kilogramëve narkotikë të llojit heroinë.

Për punësimin e këshilltarit, që ishte i arrestuar për drogë, ka reaguar edhe partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje. Përmes një konference për media, ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga ministri Selimi që të japë dorëheqje.

“Padyshim që për një Qeveri normale e të ndershme kjo do të ishte e papranueshme. Për një shtet normal në këto rrethana, ministri do të duhej të jepte dorëheqje përveç që do ta lironte këshilltarin. Merreni me mend çfarë situate, ministri i Drejtësisë këshillohet nga dikush që është zënë me 113 kilogramë drogë”, ka thënë Haxhiu.

Dorëheqjen e ministrit Selimi e kanë kërkuar edhe njohës të çështjeve politike e këshilltarë të liderëve politikë. Ata kanë thënë se Enis Qerka do të vazhdonte ta mbante pozitën po të mos raportonte KOHA.

“D.m.th. po të mos kish raportu KOHA për këshilltarin e ministrit të Drejtësisë, ai e kish vazhdu punën. Ndërkohë, ministri është ende në detyrë, pavarësisht skandalit”, ka shkruar përmes një postimi Imer Mushkolaj, analist politik.

“Ministri me shkollim në “Duke University”, ka nevojë edhe për kësi këshilltarë. Edhe një herë: e keqja më e madhe e këtij vendi nuk ka ardhur prej klasës se “vjetër” politike, por nga ata të rinj me alamet diploma nga universitetet më të mira në botë që ëndërr e kanë me i shërby bosave të partive, duke pranu edhe kësi këshilltarësh”, ka shkruar ndërkaq Agron Demi nga instituti GAP.

Në kohën kur u arrestua për narkotikë, Qerka ishte i punësuar në Byronë Kosovare të Sigurimeve, që udhëhiqej nga Gani Thaçi, vëllai i presidentit Thaçi, e me të cilin ishte përfshirë edhe në një rast tjetër, në fund të vitit 2018.

të fundit

E rëndë në Kavajë/ Plagoset pronari i një agjencie udhëtimesh (EMRI)

Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…

10 minutes ago

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…

20 minutes ago

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

42 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

1 hour ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

2 hours ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

2 hours ago