Një autobus me 22 shqiptarë, kryesisht gra të cilët vinin nga Belgjika u bllokuan mbrëmjen e djeshme në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë.
Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Jashtme menjëherë pas njoftimit pas përfundimit të procedurave autobusi është lejuar të futet në territorin serb dhe ka marrë rrugën e kthimit për në Shqipëri.
Mësohet se është ngritur një task forcë e cila do tu vijë në ndihmë shqiptarëve që ndodhen jashtë territorit tonë dhe kanë mbetur në atje ëpr shkak të situatës së rëndë të pandemisë së COVID 19.
“Çdo numër emergjence në përfaqësitë e RSH-se në botë është funksional! Ambasadore, konsuj dhe deri tek specialistet e thjeshte janë në dispozicion 24/7 për t’ju ardhur në ndihmë secilit qytetar shqiptar që ka nevojë për asistencë.
Lutemi dhe udhëzojmë duke qenë se situata është kritike. dhe ka zhvillimi nga momenti ne moment qe kushdo dëshiron dhe duhet të kthehet në Shqipëri përpara se te marre vendimin te prese biletën te kontaktojnë përfaqësitë për udhëzim, cili është itenerari qe duhet te ndiqet, a ka fluturime te mundshme, a u lejohet tranziti nga vendi i zgjedhur dhe nga do kalojnë, a është e mundur mbërritja?
Lutemi te kontaktohet përfaqësia përpara çdo veprimi”, thuhet në reagimin zyrtar.
Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë…
Një vrasje raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Hajvali të Prishtinës. Sipas mediave të Kosovës viktima është…
Sinjalet që na dërgon trupi, kur diçka nuk shkon mirë, nuk duhet të lidhen domosdoshmërisht me dhimbjet. Disa shenja mund…
Një person është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë nën hetim, pasi akuzohen si shkaktarë të ndezjeve të…
Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se shteti i tij përballet me përshkallëzim konflikti me Shtetet e Bashkuara, nëse nuk…
Shiu i meteorëve Perseid pritet të arrijë kulmin në mesin e gushtit dhe konsiderohet më i miri i vitit. NASA…