Categories: Uncategorized

Ministri turk nxjerr zbuluar Lleshajn dhe Ramën për Harun Çelikun: Faleminderit, na sillni gylenistë të tjerë

Ministria e Brendshme e konsideroi si një dëbim rutinë atë të mësuesit turk Harun Çelik natën e 1 janarit të këtij viti, por ndryshe mendon ministri i Jashtë i Turqisë.

Në konferencën e sotme për shtyp, ministri Mevlut Ccavusoglu falenderoi publikisht Shqipërinë për “veprimet pozitive të kohëve të fundit” në drejtim të deportimit të gylenistëve.

Me këtë deklaratë, ministri i Jashtëm i Turqisë nxorri zbuluar shtetin shqiptar duke bërë me dije se dëbimi i Harun Ccelikut nuk ishte edhe aq rutinë, por “një premtim i mbajtur nga Shqipëria në drejtim të Turqisë” në lidhje me gylenistët.

“Shqipëria ka hedhur disa hapa, presim të vijojmë më tej” , – tha më tej Çavusoglu.

Disa ditë më parë në Kuvend, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e cilësoi dëbimin e Harun Ccelikut si një veprim krejtësisht administrativ ndaj një personi që kishte përdunduar dënimin për shkeljen e kryer këtu, i cili dërgohet më pas në vendin e tij.

“Ka me mijëra qytetarë shqiptarë që dëbohen nga vende të BE, ku në 2018 janë dëbuar 9 900 persona. Në vitin 2019 janë dëbuar 7150 shqiptarë nga vende të ndryshme të BE.

Nga të gjithë këto mijëra numra një shtetas turk, po merr gjithë vemendjen tonë. Nuk ka nevojë ti jepet status politik, sepse është proces administrativ, ndaj si i tillë ju mund të kishit iniciuar hetim administrativ, që kjo çështë të mos marrë dimension politik”, tha Lleshaj në Kuvend.

Në lidhje me dëbimin e Harun Ccelik reaguan mjaft institucione ndërkombëtare, përfshirë edhe eurodeputetë, të cilët e konsideruan një shkelje të të drejtave të njeriut, gjë që rrezikon rrugën integruese të Shqipërisë në BE.

të fundit

Aksident me vdekje në autostradën Rrogozhinë-Lushnje (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…

11 minutes ago

EUROSTAT: Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…

25 minutes ago

Hetimet për Veliajn/ Klodiana Lala: Të përfshirë në çështje edhe shumë bashkëpunëtorë e familjarë të Ajola Xoxës

Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…

30 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…

47 minutes ago

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

9 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

9 hours ago