Ahtu si gjithë të tjerët, edhe deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli po kalon këto ditë e izoluar në shtëpi. Teksa ka folur për emisionin “Vizioni i Pasdites” ajo ka treguar se jeton me mamanë e saj.
Më tepër Kodheli shtoi se karantina e ka bërë një kuzhiniere të zonjën aq sa po mendon të heqë dorë nga politika e t’i përkushtohet gatimit.
“Jam munduar të respektoj rregullat e përcaktuara dhe jo vetëm rregullat që duhet të zbatojmë. Kanë qenë më të ekzagjeruara, sepse jetoj me mamanë më të moshuar dhe nuk dua që askush në shtëpi të infektohet nga ky virus. Nuk ka qenë pushim absolut, një pushim aktiv i një natyre tjetër. Në përgjithësi kur je në shtëpi është pak e vështirë të ndash nënën, gruan, dhe kur rri në shtëpi kur ke shumë kohë që nuk qëndron zbulon skuta të cilat nuk i ke ditur, kujtime etj. Bëj shaka me miq dhe shokë , se kur të mbarojë këtë periudhë do të kthehem në kuzhiniere profesioniste dhe do lë profesionin që kam”.
Krahas zbulimit të talenteve të reja, vetëizolimi ka qenë një moment reflektimi edhe për ish ministren e mbrojtjes.
“Reflektimi ka qenë i thellë, i domosdoshëm. Ka qenë momenti që duhet të ndalonim dhe të reflektonim sadopak. Duhet të reflektonim nga jeta që bënim, informacioni “fake”, ndalimi për shkak të dëmit që i bënim mjedisit. Të krijohet ideja që ti je i vogël. Shoqëria kishte disa plagë që duhet t’i kurojë. Gjithkush ka bërë reflektimin e vet, të vijë në jetën normale me gjëra pozitive”.
Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar…
Policia Bashkiake në Tiranë ka nisur një aksion për të konfiskuar makinat e braktisura në rrugët e kryeqytetit. Përmes një…
Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të NATO-s që të ndalin blerjen e naftës ruse,…
Sulmuesit të Kombëtares Jasir Asani i është rikthyer buzëqeshja kohët e fundit. Jo vetëm për faktin që ka firmosur një…
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i ka dërguar një letër falënderimi presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas…
Moderatoja e njohur, Arbana Osmani është bërë bashkë me dy ish-banoret e Big Brother VIP Albania. Përmes një foto të…