Janë 100329 personat e prekur nga koronavirusi në të gjithë botën, nga të cilët, 20 mijë raste jashtë Kinës.
Ky është buletini i fundit i paraqitur nga universiteti John Hopkins sipas të cilit, për momentin viktimat janë 3398, në pjesën më të mëdha të tyre, në Kinë.
None found
Ndërsa personat e shëruar nga Covid 19 janë më shumë se gjysma, 55671. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se bota po i afrohet 100 mijë rasteve, por Universiteti John Hopkins thotë se ai numër është kapërcyer, por sipas ekspertëve, ky dallim vjen ngaqë të dy ata raportojnë shifrat në periudha të ndryshme të ditës.
Ajo që OBSH paralajmëron ndërkohë është se për momentin, nuk ka asnjë sinjal që të tregojë se në verë, koronavirusi do të zhduket si një grip normal. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërkohë po intensifikojnë përpjekjet kundër koronavirusit.
Presidenti amerikan Donald Trump ka autorizuar 8.3 miliardë dollarë në shpenzime urgjente për të luftuar shpërthimin e COVID-19, përfshirë fondet për zhvillimin e një vaksine pasi legjislacioni kaloi gati njëzëri në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve.
Zyrtarët e pentagonit ndërkohë kanë thënë se përpjekjet për të prodhuar vaksinat nuk do të jenë të shpejta mjaftueshëm sa për ta zhdukur virusin para një vale të dytë, dimrin e ardhshëm.
Virusi ndërkohë vazhdon të përhapet në të gjithë globin. Vatikani, Serbia, Sllovakia, Peruja dhe Kameroni kanë raportuar rastet e para të tyre. Dy persona të tjerë kanë humbur jetën në Francë ndërsa 154 të tjerë janë infektuar. Nëntë viktima është bilanci total atje dhe 577 raste.
Ndërkohë në Iran, 17 persona të tjerë kanë humbur jetën duke e çuar shifrën totale në 124. Të prekurit ndërkohë atje janë 4747. Holanda ka regjistruar viktimën e parë. Vendi ka përjetuar një rritje të rasteve nga 82 në 128 në dy ditët e fundit. Një person i pestë ka humbur jetën në Spanjë. Në total 365 persona janë infektuar atje. Ndërsa në Zvicër, të prekurit janë tani 210 dhe një viktimë është regjistruar.
Në lindjen e mesme ndërkohë u anuluan në disa qytete faljet e të premtes, për shkak të frikës nga koronavirusi. Myslimanët në Arabinë Saudite, vendin e shenjtë të islamit, ishin të paktë, përreth Qabesë, e cila një ditë më parë u mbyll për tu sterilizuar për shkak të frikës nga virusi. N
ë Vatikan, ku u shënuar rasti i parë, janë aktivizuar protokollet sanitare të parashikuara ndërkohë që po vlerësohet mundësia që të dielën, mesha e papa Françeskut, të transmetohet vetëm në video.
Qeveria sot, në seancë, shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2026.Me ndryshimet e propozuara…
MPB Maqedoni njofton se sot (07.10.2026) në orën 16:00, në autostradën Shkup - Shën Nikollë, oficerët e Njësisë Mobile për…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Bulgarec, në Korçë, ku një automjet ka…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, pyll dhe ullishte në fshatin Haspiraj…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë…
Komisioni Europian ka prezantuar paketën “Përgatitja për një Bashkim më të madh”, e cila parashikon që integrimi i vendeve të…