Presidenti i vendit Ilir Meta në studion e emisionit “Opinion” i pyetur lidhur me deklaratat e Ministres së Drejtësisë, lidhur me hallin e tij mbi reformën në drejtësi, e ka cilësuar zonjën Gjonaj si falsifikatore.
Ai vijoi më tej duke u shprehur që zonja Gjonaj, e ngatërron gjuhën e tij me gjuhën e Monika Kryemadhit, ndaj këtë cështje ta zgjidhin me njëra-tjetrën.
Meta: Si mund të merem unë me një falsifikatore, e para. E dyta, gjuha ime është shumë korrekte. Ajo më ngatërron me gjuhën e Monikës, atë ta zgjidhin me njera tjetrën.
Fevziu: Si ta zgjidhin, Zonja Kryemadhi është bashkëshortja juaj, është kryetare e partisë që keni krijuar ju…
Meta: Bashkëshorte, është në shtëpi, nuk është në sjelljen time si president. Zonja në fjalë të shkojë të tregojë shokët tek SPAKU. Nuk do të ketë asnjë ditë ndalesë pa zbardhjen e kësaj afere kriminale, një krim kushtetues, që përfshin kuvendin, gjyqësorin, ( që është Dvorani) dhe MInistrinë e Drejtësisë që duhet te jetë garante e respektimit të kushtetutës dhe ligjit. Nuk ka Shqipëria institucion më të rëndësishëm se Gjykata Kushtetuese. Është e barabartë me Kushtetutën vetë. Një Gjykatë Kushtetuese me filmat që bën Dvorani, që bën kjo zonja, që bëjnë të gjithë ata Sekretarët e Përgjithshëm atje, e bëjnë këtë kushtetutë të shenjtë, një letër pa vlerë dhe pa asnjë rëndësi.
Fevziu: Ajo zonja është Ministrja e Drejtësëisë së Shqipërisë, që pretendon se Presidenti ka një hall të madh me reformën në drejtësi.
Meta: Presidenti i ka kapur në flagrancë, jo për meritë të presidentetit, se i ka pralajmëruar para dy vjetësh, po luani me Gjykatën Kushtetuese, po e lini vendin pa Gjykatë Kushtetuese, vetëm që të merrni kontrollin e saj dhe tek Gjykata Kushtetuese u kam thënë: vijë e kuqe, e kuqe flakë. / Opinion.al
Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…
Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…
Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…