Categories: Uncategorized

Meta nuk heq dorë, i kërkon me ngulm Ramës të heqë dorë nga 30 korriku

Më 30 korrik kryeministri Edi Rama do të mbledhë Kuvendin për të miratuar listat e hapura dhe ndryshimet kushtetuese për heqjen e koalicioneve.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për situatën politike në vend duke i bërë thirrje Partisë Socialiste që të heqë dorë nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese dhe të anulojë 30 Korrikun.

Të lidhura

None found

Në shkrimin e tij, Meta i bën thirrje edhe opozitës së bashkuar që të vazhdojë me këmbëngulje dhe pa u tërhequr, përpjekjet për arritjen e një produkti konsensual.

Reagimi i plotë:

“Dialogu politik, gjithëpërfshirës dhe i hapur, mes partive politike për të gjitha çështjet që prekin zgjedhjet, është e vetmja rrugë që e afron Shqipërinë me Bashkimin Europian dhe e bën Reformën Zgjedhore në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR, siç ka kërkuar Këshilli Europian në 15 kushtet e vendosura për hapjen e negociatave.

Ruajtja e frymës dhe rezultateve të marrëveshjes së 5 Qershorit ka shumë rëndësi për hapjen e negociatave. Këmbëngulja për t’i qëndruar me kokëfortësi datës 30 Korrik, që është vendosur pa patur ndonjë objektiv konkret, e dëmton stabilitetin dhe rrugën europiane të Shqipërisë.

Shqipëria nuk duhet ta humbë momentin historik për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE nga kokëfortësia për të ndryshuar rregullat zgjedhore në mënyrë të njëanshme. Kokëfortësia nuk ofron zgjidhje dhe nuk është në interes të Shqipërisë.

I bëj thirrje Partisë Socialiste, si forcë politike me kontribute në procesin e integrimit, që të heqë dorë nga ndryshimi i njëanshëm dhe pa gjithëpërfshirje i Kushtetutës. Është koha të tregojë maturinë që e ka karakterizuar në të shkuarën dhe të vendosë të parin interesin e Shqipërisë. Data 30 Korrik nuk është e lidhur me asnjë interes të Shqipërisë. 30 Korriku duhet të anullohet, për t’i hapur rrugë një procesi gjithpërfshirës dhe konsensual të reformimit të rregullave zgjedhore.

Në tre dekada pluralizëm, Partia Socialiste, meritën më pozitive ka lidershipin që tregoi për bërjen e vendit me Kushtetutë moderne përmes një procesi gjithëpërfshirës që u finalizua me Referendum Popullor, edhe pse atë kohë kishte mbi 2/3 e Kuvendit.

Nuk dëshiroj të ndalem sot në të gjitha arsyet përse Kuvendi i sotëm është jashtë çdo standardi për të prekur Kushtetutën, pasi këto i ka bërë të qarta edhe Komisioni i Venecias, por në kushtet kur po vdesin qytetarë dhe përmasat e pandemisë COVID-19 po bëhen kërcënuese, çdo dhunim i Kushtetutës do ngarkojë me përgjegjësi historike të gjithë ata që do provokojnë rendin kushtetues në vend, në themel të të cilit janë pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

I bëj thirrje Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar, që në emër të integrimit europian, të vazhdojë me këmbëngulje dhe pa u tërhequr, përpjekjet për arritjen e një produkti konsensual. Hapi i hedhur të premten, nëpërmjet një propozimi për konsensus, duhet të jetë rruga për të ecur përpara, me qëllim gjetjen e pikave që i bashkojnë palët.

Historia ka treguar se aktet e njëanshme dhe të nxituara, kokëfortësia, interesi momental politik, mungesa e kulturës së konsensusit dhe dialogut mes palëve, kanë dëmtuar Shqipërinë dhe shqiptarët për një kohë të gjatë. Ky gabim nuk duhet të përsëritet.

Për këtë arsye, ripërsëris thirrjen që të gjitha palët të vijojnë punën në mirëbesim në Këshillin Politik, pa shtrëngim kohor, me objektivin e vetëm të gjetjes së konsensusit mes tyre. Është tërësisht e mundshme që të arrihet një produkt i përbashkët dhe i dakordësuar nga të gjithë. Kushtetuta nuk mund të ndryshohet pa konsensus mes të gjitha partive kryesore politike në vend.

Koha për të punuar për Shqipërinë në Europë është tani! Askush nuk duhet ta dëmtojë këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë!”

të fundit

Prattipati kërkon që Kosova ta zgjerojë furnizimin energjetik me gaz natyror të lëngshëm nga SHBA-ja

E ngarkuara me Punë në  Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka avokuar sërish që Kosova të diversifikojë furnizimin…

4 minutes ago

Pas eliminimit nga Norvegjia, Brazili kthehet në Rio vetëm me Danilon nga kombëtarja

Një humbje tronditëse ndaj Norvegjisë në fazën e 1/8-tës me rezultat 1-2 i dha fund papritur ëndrrës së Brazilit për…

9 minutes ago

Real Madridi nis largimet, Fran Garcia drejt Betisit me marrëveshje të mbyllur

Real Betisi ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e mbrojtësit Fran Garcia, raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.Sipas…

10 minutes ago

Ministria e Financave transferon edhe 2.4 milionë euro për mbështetjen e bizneseve vendase

Ministria e Financave njofton se transferoi edhe 148.6 milionë denarë ose 2.4 milionë euro në Bankën Zhvillimore, mjete të destinuara…

11 minutes ago

Monika Zajkova merr postin e nënkryetares në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së

Kryetarja e PLD-së dhe deputetja në Kuvendit të Maqedonisë, Monika Zajkova, është zgjedhur nënkryetare e Asamblesë Parlamentare (AP) të OSBE-së,…

11 minutes ago

Nga Macron me syze të errëta te Rama me atlete të bardha e Meloni me qëndrimin e saj, The Guardian publikon FOTOT pikante nga Samiti i NATO-s në Ankara

Media britanike The Guardin, ka publikuar disa nga fotografitë më pikante të udhëheqësve botëror gjatë Samitit të NATO-s në Ankara.…

13 minutes ago