Categories: Uncategorized

Meta: Në vend ka tension sikur zgjedhjet do të jenë nesër

Presidenti Ilir Meta teksa bën një pasqyrim të situatës në Maqedonine e Veritu e cila është drejt zgjedhjeve të parakohshme, shprehet se në vendin tonë ka një tension, njësoj sikur do të mbaheshin nesër.

Sipas Metës, edhe pse nuk ka ende një datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, palët mes tyre po prodhojnë një tension artificial.

Të lidhura

None found

“Ndaj s’duhet humbur më asnjë minutë në përmbushjen e kushteve thelbësore për çeljen e negociatave në mënyrë që të ecim së bashku me fqinjët tanë drejt Bashkimit Europian”, shkruan ndër të tjera Meta.

Postimi i Metës:

Edhe pse zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Maqedoninë e Veriut do mbahen vetëm pas pak ditësh, një atmosferë sigurie dhe demokracie mbizotëron falë pjekurisë të lidershipit politik në tërësi, por edhe funksionimit normal të institucioneve.

Ndërsa fatkeqësisht te ne edhe pse nuk ka as datë zgjedhjesh ende në horizont kemi një tension artificial sikur zgjedhjet do jenë nesër.

Ndërkohë që edhe pandemia është në rritje së bashku edhe me defiçitin dhe borxhin publik. Verbëria për mbajtjen apo marrjen me çdo çmim të pushtetit na ka bërë që të dukemi me fqinjin tonë lindor sikur u përkasim dy kontinenteve të largëta.

Ndaj s’duhet humbur më asnjë minutë në përmbushjen e kushteve thelbësore për çeljen e negociatave në mënyrë që të ecim së bashku me fqinjët tanë drejt Bashkimit Europian.

Përballimi i pandemisë dhe plotësimi i kushteve duhet të jenë dy objektivat madhore për të gjithë.

E para mbron shëndetin dhe jetën e çdo qytetari, ndërsa e dyta shpëton të ardhmen europiane të vendit për të cilën të gjithë përbetohen me fjalë dhe programe. Koha për vepra të mira është tani!

Kujtojmë se një nga zhvillimet e fundit që pritet në këtë javë është plotësimi i kuorumit për Gjykatën Kushtetuese, ku një nga vendimet e para që do të merret, është dhe ai për vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.

të fundit

Muçi shënon një gol spektakolar, Shqipëria kalon në avantazh ndaj Finlandës

Shqipëria ka marrë epërsinë ndaj Finlandës, në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kombeve.Ishte ylli i Trabzonsporit, Ernest…

2 minutes ago

Kurti dhe Berset vijojnë bisedimet për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain…

10 minutes ago

Vila e masakrës së pesë personave në Kaliforni rikthehet në shitje për 4.6 milionë dollarë

Një vilë luksoze në Kaliforni, e lidhur me një prej masakrave më të tmerrshme të vitit 1970, ka dalë sërish…

14 minutes ago

Armando Sadiku nderohet nga FSHF-ja dhe duartrokitet nga tifozët

Armando Sadiku është nderuar nga Federata Shqiptare e Futbollit para ndeshjes Shqipëri – Finlandë, në një ceremoni të veçantë lamtumire…

26 minutes ago

Srdanovic refuzon ftesën e Serbisë: Zgjedhja ime ka qenë gjithmonë Zvicra

Mbrojtësi i talentuar Loun Srdanovic ka marrë një vendim të qartë për të ardhmen e tij ndërkombëtare, duke refuzuar mundësinë…

26 minutes ago

Kosova dhe Portugalia shqyrtojnë vendosjen e një linje direkte ajrore

Ministrja Mimoza Kusari, gjatë vizitës zyrtare në Portugali, ka zhvilluar një takim në Parlamentin portugez me përfaqësues të Grupit të…

32 minutes ago