“Si president po bëhem hetues vullnetar i SPAK-ut pa pagesë…”
Presidenti Meta nuk ka lënë pa thumbuar dhe ironizuar drejtësinë e re dhe SPAK, të cilat i ka akuzuar se janë kapur nga mazhoranca, duke e konsideruar veten si një “hetues vullnetar i Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion”.
“Si president po bëhem hetues vullnetar i SPAK-ut pa pagesë. Dervishi ka qenë në çdo mbledhje te KED nga e para tek e fundit, betohu para popullit shqiptarë se po thua të vërtetën”, iu drejtua Meta dhe pasi mori premtimin e tij, e përqafoi duke i thënë ‘Je tamam nga Vlora’, u shpreh Meta.
Më tej ai deklaroi se maxhoranca e sotme ka frikë nga populli.
“Më 2 mars mos dëgjoni mashtrimet e atyre që u ka hyrë tmerri nga populli, kjo është llogaridhënia, njerëzit kanë ikur se nuk kanë paguar një faturë dritash, kanë vajtur në burg, ndërsa këtu vidhet me falsifikime të rënda shtetërore, që i ka ditur edhe parlamenti, sepse kanë krijuar idenë që shqiptarët sikur janë lodhur, edhe sikur janë dorëzuar.
Por këta nuk e dinë akoma se ky është një popull shqiponjash dhe sorrat kurrë nuk do të bëhen shqiponja, dhe shqiponjat do mblidhen të gjithë më 2 mars për ta bërë Shqipërinë kuqezi”, tha Presidenti.
“Presidenti është në rregull nuk ka asnjë shqetësim për veten e tij. Unë i ftoj për fëmijët e tyre, sepse sot kemi shpopullim. Ky është grusht shteti, të kemi një Shqipëri pa shqiptar.
Sepse nuk u ka mbetur asnjë ndjenjë shqiptare për këtë popull që vuan prej vitesh poshtërimin e rilindjes, jo të PS-së, sepse PS e ka bërë Shqipërinë me kushtetutën më demokratike dhe e ka votuar populli shqiptar, por shushunjat e kanë zhbërë atë parti”.
Në fund ai bëri me dije se deri më 2 mars do të kenë konferenca përditë, për t’iu sqaruar pse janë dele deputetë. “Sepse disa burra do dilnin do thonin: Ore po ku do e çojmë ne këtë vend. Nga 2 marsi Shqipëria do të bëhet kuqezi”, përfundoi Meta.
Belina Pupa, bashkëshortja e aktorit Elvis Pupa, është duke u përballur me akuzat për kultivim të lëndëve narkotike në Australi.…
Flobenc Meçja, është mes 7 personave të arrestuar gjatë aksionit policor në një restorant në Gjirin e Lalzit, teksa ndodhej…
Në oret e para të mengjesit të sotëm, policia e Durrësit, ka finalizuar operacionin e koduar “Enigma”, një aksion që…
Ditën e djeshme, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka denoncuar se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në…
Në kuadër të operacionit ''Ura'', ku SPAK bashkëpunoi me Antimafian italiane, jane zbardhur 29 emrat e ndaluar. Sipas burimeve, SPAK…
Ditën e sotme, policia e Durrësit, ka zhvilluar një operacion në Gjirin e Lalzit, ku ka vënë në pranga 7…