Presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një postimi në “Facebook” ka postuar foto nga vizita e tij në Kosovë, ku u përkujtua masakra e Reçakut. Meta tha se masakra e Recakut nuk duhet harruar, ndërsa shtoi se martirët e lirisë sollën pavarësinë e Kosovës.
“Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, me dhimbje të madhe, respekt e mirënjohje të thellë nderuam sot kujtimin e 45 civilëve të pafajshëm që humbën jetën në Masakrën e Reçakut, si dhe të gjitha viktimat e martirët e krimeve monstruoze të forcave serbe në Kosovë, simboli i një sakrifice tejet sublime të rrugëtimit të këtij shteti drejt lirisë dhe pavarësisë. Masakra e Reçakut, nuk duhet harruar, si domosdoshmëri për të mos lejuar përsëritjen e saj në të ardhmen”, shkruan Meta.
None found
Më tej ai thekson se “ne do t’i kujtojmë gjithmonë, jo vetëm jetët e humbura dhe sakrificat e tyre, por edhe gjithë këto të vërteta të patundura mbi të cilat ndërtohet një bashkëjetesë në paqe, e fortë dhe e qëndrueshme, në rajonin tonë. Rroftë e ardhmja europiane e Kosovës që qëndron e patundur mbi këto sakrifica!
Argjentina nuk arriti ta mbyllë ndeshjen brenda 90 minutave ndaj Kepit të Gjelbër, pasi dueli përfundoi 1-1 në kohën e…
Edhe pse Real Madrid ka mohuar zyrtarisht interesimin për Michael Olise, emri i sulmuesit të Bayern Munich vazhdon të lidhet…
Një nga detajet e modës për të cilat do të mbahet mend Kupa e Botës 2026 është padyshim pushtimi i…
Hailey Bieber ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale pas bashkëpunimit të saj të fundit me markën SKIMS të…
Lidhja sentimentale e Jordan Bardellës, kreut të ekstremit të djathtë në Francë, me princeshën italiane Maria Carolina de Bourbon des…
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së…