Categories: Uncategorized

Meta i përgjigjet ministres Gjonaj: Më ka rrëmbyer kompetencën, të tregojë shokët!

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sërish sot Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ministrja në një konferencë për shtyp, reagoi sot më herët ndaj akuzave të Kreut të Shtetit, si bashkëfajtore në atë që ai e quan grushti i shtetit për kapjen e Kushtetutës.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Presidenti Meta e quajti Gjonajn “falsifikatore”, ndërsa tha se ajo duhet “të shkojë e të tregojë shokët te SPAK”.

“Si mund të merrem unë me një falsifikatore? Gjuha ime ka qenë shumë korrekte, ajo më ngatërron mua me gjuhën e Monikës, ata ta zgjidhin bashkë të dyja. Zonja të shkojë e të tregojë shokët te SPAK”, theksoi Meta.

Sipas Presidentit, “nuk ka Shqipëria institucion më të rëndësishëm se Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese, me këto filma që bën Dvorani dhe kjo zonja, e bën këtë Kushtetutë një letër pa vlerë”.

“Presidenti i ka kapur në flagrancë, jo për meritë të Presidentit, se Presidenti i ka paralajmëruar që prej dy vitesh. I kamë thënë që te Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe. Ky është krimi më i rëndë dhe më i thjeshtë për t’u hetuar se janë 3 letra dhe 8 veta për t’u pyetur”.

“Ajo ka falsifikuar, më ka rrëmbyer mua kompetencën, ja ka rrëmbyer kompetencën KED-së. Nuk merrem unë me reagimet e saj. Ministren e ka “vrarë” që e ka porositur për të bërë këtë akt kriminal. E ka porositur ai që nuk e lejon të japë dorëheqjen”, theksoi Meta.

Presidenca bëri njëkohësisht publike edhe pretendimet e këtij institucioni, në atë që e quan “skema e manipulimit të botimit të aktit të KED në Fletoren Zyrtare”, skemë të cilin Presidenti Meta e sqaroi në emisionin përballë Blendi Fevziut.

të fundit

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

6 minutes ago

Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës/ Publikohen momentet tronditëse, u mbajt te shtylla e ndriçimit për të kaluar në rrugën e përmbytur (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…

33 minutes ago

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

1 hour ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

2 hours ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

3 hours ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

3 hours ago