Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar me shpallje 2 ligje. Meta ka dekretuar ligjin “Për miratimin e aktit normative”, ku thekson se ky akt ka mundësuar shtyrjen e afateve të parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin të vitit 2020, duke mbështetur bizneset në drejtim të administrimit të likuiditeteve.
Këto masa vlerësohen si të nevojshme për rehabilitimin e subjekteve të prekura si pasojë e pandemisë së COVID-19, veçanërisht të bizneseve të vogla, me qarkullim nën 14 milionë lekë.
None found
Po ashtu Meta ka dekretuar edhe ligjin “Për miratimin e huamarrjes prej 139 300 000 SDR-sh që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë nëpërmjet instrumentit të financimit të shpejtë (RFI)”.
Sipas akt vjen si një masë mbështetëse nga Fondi Monetar Nderkombëtar, përmes një instrumenti të financimit të shpejtë, po në përballim të pasojave që ka krijuar në ekonomi pandemia e COVID- 19.
Njoftimi i Presidencës
– Ligjin nr. 68/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 18, datë 23.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat””, të ndryshuar”.
Ky akt ka mundësuar shtyrjen e afateve të parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin të vitit 2020, duke mbështetur bizneset në drejtim të administrimit të likuiditeteve. Këto masa vlerësohen si të nevojshme për rehabilitimin e subjekteve të prekura si pasojë e pandemisë së COVID-19, veçanërisht të bizneseve të vogla, me qarkullim nën 14 milionë lekë.
– Ligjin nr. 70/2020 “Për miratimin e huamarrjes prej 139 300 000 SDR-sh që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë nëpërmjet instrumentit të financimit të shpejtë (RFI)”.
Ky akt vjen si një masë mbështetëse nga Fondi Monetar Nderkombëtar, përmes një instrumenti të financimit të shpejtë, po në përballim të pasojave që ka krijuar në ekonomi pandemia e COVID- 19.
Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…
Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…
Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…
Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…
Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…
Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…