Kreu i shtetit Ilir Meta është përgjigjur me tone të ashpra lidhur me ligjin organik që shumica ka në plan të bëjë për institucionin që ai drejton.
Sipas tij, askush nuk mund ta intimitoje ate te permbushe misionin e tij qe ne themel ka respektimin e Kushtetutes.
None found
Teksa apeloi per reflektim nga ana e shumices, duke vene theksin te respektimi pike per pike i marreveshjes se 5 qershorit, Meta, ka deklaruar se “Asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur pas pushtetit të pamerituar dhe të vjedhur nuk duhet t’i shkojë mendja se presidenti i këtij vendi mund të frikësohet, intimidohet të përmbushë misionin e tij historik”.
Duke hequr nje paralele me situaten ne Bjellorusi, Meta, theksoi se edhe sikur burrat e ketij vendi te shuheshin, “grata shqiptare do tu bëjnë atë që t’u duket shumë e madhe edhe vrima e vrimës së miut”.
“Se cfarë bën maxhoranca kjo është një zgjedhje e saj, presidenti di vetëm të respektojë Kushteutën dhe i përshtatet dhe do ti përshtatet cdo situatë në mbrojtje të saj. Thelbi dhe themeli i kushtetutës është pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur pas pushtetit të pamerituar dhe të vjedhur nuk duhet t’i shkojë mendja se presidenti i këtij vendi mund të frikësohet, intimidohet të përmbushë misionin e tij historik, që të jetë presidenti i 25 prillit, nëse kuvendit nuk i mjaftojnë rekordet negative që ka në këto 30 vjet si parlamenti më me problem, padyshim do të ngelet si parlamenti i 1 prillit, nëse nuk reflekton në ditët që vijnë, dhe reflektimi eshte respektimi pikë për pikë i paktit të 5 qershorit, per te cilen pershendes opozitën që ka mbështeur hapjen 100% të listave.
Të jeni të sigurt që edhe sikur të mos e kishit Presidentin, të kishin mbaruar gjithë burrat në vend, meqë jeni shumica zonja, jam i sigurt që gratë do ua kalonin grave të Bjellorusisë, se kur ngrihen edhe ato që se kanë provuar kurrë demokracinë, gratë e Shqipërisë do tu bëjnë atë që t’u duket shumë e madhe edhe vrima e vrimës së miut, mos u shqetësoni, Presidenti është këtu, në krye të detyrës, nuk fle gjumë“- tha Meta.
Sulmuesi francez Michael Olise është një nga futbollistët më të kërkuar të Bayern Munichut, ndërsa paraqitjet e tij kanë tërhequr…
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka lëshuar alarm meteorologjik për ditën e sotme, duke paralajmëruar reshje të dendura shiu dhe erëra…
Problemi shumëvjeçar me lopët që lëvizin pa kontroll nëpër Kriva Pallankë ka nxitur përplasje të reja politike. Këshilltarët komunalë të…
Nëntë studentë të Universitetit Norwich nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vizituar muajin e kaluar Kosovën, ku kanë marrë…
Arbër Zeka dhe Gresa Bakraqi kanë rrëfyer në [...]Read More...
Situata është tensionuar në protestën para Kryeministrisë, pasi efektivët e policisë nuk kanë lejuar protestën paqësorë në bulevardin “Dëshmorët e…